Festa e Flamurit/ Kosovarët braktisin Shqipërinë

Festa e Flamurit/ Kosovarët braktisin Shqipërinë

17:02, 28/11/2018
A+ Aa A-

Ndryshe nga çdo vit tjetër, shqiptarët e Kosovës e kanë braktisur Shqipërinë në këtë nëntor festash.

Siç bëhet e ditur nga të dhënat e hyrjeve në vend, ka qenë një numër shumë i vogël i qytetarëve që kanë ardhur për të festuar.

Në Morinë, ndryshe nga vitet e tjera këtë 28 Nëntor pati më pak lëvizje drejt Shqipërisë.

Ishte i vogël numri i qytetarëve të Kosovës që preferuan të udhëtojnë drejt Vlorës për të festuar Ditën e Pavarësisë.

Më të shumtë ishin qytetarë nga Shqipëria që udhëtuan  drejt Prizrenit e Prishtinës. 

Një pjesë e tyre të organizuar për festë…

Por shqetësimi i qytetarëve mbeten radhët në kufi.

Reagimi vjen i shoqëruar edhe me boritë e automjeteve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco