Jo vetëm poturet! Ngjashmëritë e mëdha mes Ramës dhe Enverit

Jo vetëm poturet! Ngjashmëritë e mëdha mes Ramës dhe Enverit

14:24, 28/11/2018
A+ Aa A-

Në redaksinë e Syri.net mbërriti një mesazh nga lexuesit e shumtë, i shoqëruar me një foto të vjetër ku shfaqet ish diktatori Enver Hoxha me serbin Miladin Popoviç gjatë luftës.

Në mesazhin e tij lexuesi bën një krahasim mjaft interesant mes veshjes së kryeministrit Rama ditën e sotme në festën e Pavarësisë, ku e quan kryeministrin Edveri.

Më tej qytetari shkruan se ngjashmëria mes Ramës dhe Hoxhës nuk është vetëm në veshje, por edhe në sjellje, pasi të dy shitën Shqipërinë për pushtetin dhe shtypën popullin për jetëgjatësinë e pushtetit personal.

Ashtu si Enveri dikur edhe Rama sot tallet me shqiptarët duke ju grabitur pronën private. I pari e në emër të partisë krijoi parajsën e ‘Bllokut’ kur i gjithë vendi ishte i varfër, për një grusht bashkëpunëtorësh.

Ndërsa i dyti në emër të Rilindjes, po ju fal një grushti oligarkësh gjithë pasurinë e shqiptarëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco