Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e Partisë Demokratike takim me demokratët e Belshit

Sazan Guri zbulon aferën tek Unaza e Re, fjala para protestuesve: Ja pse s'ju duan nëpër këmbë

Sazan Guri zbulon aferën tek Unaza e Re, fjala para protestuesve: Ja pse s'ju duan nëpër këmbë

13:26, 28/11/2018
A+ Aa A-

Një figurë e njohur si ajo e ambientalistit Sazan Guri e ka mbështetur fort sot protestën e banorëve tek Unaza e Re dhe ka folur publikisht para qytetarëve për atë që ai e quajti “babëzia”.

‘Babëzia e këtyre shkon deri në devjim lumenjsh”, tha Guri ndërkohë që shpalosi projektin në fjalë dhe ngriti pyetjen: "Po pse duhet bërë kjo rrugë më e gjërë edhe se autostrada?!"

“Ky lumë Lane, kjo pjesë me andër, - tregoi Guri hartën, -  është lumë natyror, është proces natyror,  po këtu Lana drejtohet! Lumenjtë e kanë këtë aftësi të tyre që janë të shtrëmbër, ndërkohë që ecin para dhe drejt. Ndërsa njeriu, që gjoja është i drejtë, ecën gjithmonë shtrembër sidomos kur është kryetar bashkie dhe kryetar qeverie", - thumboi ambientalisti.

"Pra, lumenjtë ecin para dhe shtrëmbër, ndërsa njeriu ecën mbrapa dhe gjoja drejt. - vazhdoi Guri. -  Prandaj ky është një rast tipik kur vendoset një objekt ndërtimi mbi një lumë natyror dhe këtë shembull këta duan ta bëjnë në gjithë bllokun e djathtë, nga mbikalimi deri tek Shqiponja.

I gjithë blloku i djathtë do të kthehet në një bllok pallatesh, ku qeveria dhe bashkia nuk do t’i ketë nëpër këmbë këta banorë, që sot quhen banorë të ligjshëm.

Përsa kohë këtyre nuk u ka thënë gjysëm fjale që "këtu jeni gabim", nuk u vuri njeri një spango që nga "këtu lejohet e këtu jo", që në 6- mujorin e parë, apo 6- vjetorin e parë apo në 26 vjet sot, këta quhen të ligjshëm!

Nuk devijohen lumenjtë! Lana nuk është përrua, është lumë natyror. Sa mirë i shërben një pallati ai. Le t’u shërbejë banorëve.  

Babëzia e tyre hyn deri në devijim lumenjsh, deri në devijim lumenjsh, për t’i shërbyer asaj që ata kanë qëllim të bëjnë. Ndaj e ardhmja e kësaj zone është...

Rrugë kaq të gjëra në hyrje nuk ka as Spanja, as Madridi! As Brukseli! 

Le të merret një korsi për dy makina në të djathtë dhe dy makina në të majtë. Le ta bëjnë dhe me dy kate 0 një version! Po pse duhet të jetë kjo më e gjërë se autostrada jonë?! Pse duhet të jetë më e gjërë se vetë autostrada. Mund të marrë rrugë ndihmëse, që kërkojnë 4-5 metra, po jo 15 metra! Po këtu ka një lloj urrejtje qeveria me qytetarët e vet!" - nënvizoi Guri./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco