Haradinaj: 28 Nëntori, festa e kombit!

Haradinaj: 28 Nëntori, festa e kombit!

09:44, 28/11/2018
A+ Aa A-

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar pavarësinë e Shqipërisë. Me anë të një statusi në Facebook, numri 1 i qeverisë kosovare shkruan se 28 nëntori është një ditë e veçantë për mbarë kombin shqiptar.

Sipas tij kjo ditë e madhe koinçidon dhe me daljen në skenë të Ushtrisë nacional Çlirimtare të Kosovës dhe me ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari.

Ja postimi i Haradinajt:

Të nderuar bashkëkombas,

Sot, jemi NJË në zemër, ashtu siç ishim e do të jemi gjithmonë.

Dita e Flamurit, shënon rimëkëmbjen tonë, na kujton nepër shekuj se kush jemi dhe na mbanë bashkë si komb.

Në këtë ditë të veçantë, që koincidon me daljen në skenë të UÇK-së dhe ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari, kujtojmë sakrificën e shumë brezave dhe nderojmë veprën e të rënëve në kohë e përpjekje të ndryshme për liri, pavarësi e dinjitet kombëtar.

“28 Nëntori” i bekuar, është historia jonë e lavdishme dhe synimi ynë për të ardhmën e përbashkët në vlerën euro-atlantike.

Urime festa e përjetësuar ndër shqiptarë!

RH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco