Kosova vishet kuq e zi, të gjitha komunat aktivitete për 28 nëntorin

Kosova vishet kuq e zi, të gjitha komunat aktivitete për 28 nëntorin

09:39, 28/11/2018
A+ Aa A-

Kosova sot do të vishet e gjitha kuq e zi, me rastin e ditës së flamurit. Ceremonitë do të shënojnë kulmin me homazhe te Kulla e Isa Boletinit dhe do të vazhdojnë pastaj, në të gjitha komunat e vendit.

Aktiviteti hapës ku do të marrin pjesë figurat më të larta të shtetit dhe ato publike, do të zhvillohet tek varret e dëshmorëve.

Gjatë gjithë paradites së sotme ditën përbashkuese të shqiptarëve në të gjitha trojet e kanë uruar liderët e Kosovës, duke e vlerësuar se kjo ditë është ajo që i bashkon shqiptarët.

Edhe ambasada e Shqipërisë në Kosovë për nder të 106 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë sot organizon pritje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco