Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Deputeti i LSI uron Pavarësinë, ja mesazhi i tij

Deputeti i LSI uron Pavarësinë, ja mesazhi i tij

09:32, 28/11/2018
A+ Aa A-

Deputeti i Lëvizjes socialiste për Integrim, Shezai Rokaj ka uruar sot festën Pavarësisë. Me anë të një mesazhi në Facebook, Rrokaj shkruan se kjo është dita e cila bën krenar çdo shqiptar.

Sipas tij falë këtij flamuri sot shqiptarët krenohen në botë dhe kanë ruajtur identitetin dhe gjuhën e tyre.

Ja mesazhi i Rrokajt:

28 Nëntori -Dita e Flamurit Është dita e pavarësisë, dita e lirisë. Ky flamur na bën krenarë, kudo që ndodhen shqiptarët, sepse bashkë me gjuhën e bukur shqipe, na japin identitet, dashuri për vendin, familjen, miqtë e gjithë bashkëkombasit. Por sa krenar e bëjmë ne flamurin me dashurinë e punën tonë të përditshme për vendin dhe njerëzit, sa të përbashkuar jemi për çështjet e mëdha të kombit, sa e shpërfaqim kulturën, dijen e identitetin tonë kombëtar ndër popuj e qytetërime të tjera? Kjo ditë lipset pra të jetë edhe një çast pendese e reflektimi në emër të Flamurit Kuqezi!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco