Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Ish-kryeministri Berisha: Të hiqen doganat edhe me Maqedoninë e Malin e Zi

Ish-kryeministri Berisha: Të hiqen doganat edhe me Maqedoninë e Malin e Zi

22:22, 27/11/2018
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me mundësinë e bashkimit të shqiptarëve në një shtet.

I ftuar në studion e emisionit “Përballë” u shpreh se bashkimi i shqiptarëve në një shtet nuk mund të arrihet vetëm me deklarata, por me marrëveshje.

Sipas ish-kryeministrit bashkimi në një shtet nis duke hequr doganat, duke hequr kufijtë që ndajnë shqiptarët.

Sipas ish-kryeministrit doganat mund të hiqen edhe me Maqedoninë e Malin e Zi, përveç se me Kosovën.

Sipas tij, kjo do të arrihej me mirëkuptimin e ndërkombëtarëve dhe shteteve të rajonit, duke u shpjeguar atyre se bashkimi i shqiptarëve në një shtet, nuk është një kërcënim për ta por një faktor stabiliteti.

Berisha u shpreh më tej se duhet të hapet dyshtetësia për qytetarët shqiptarë të Malit të Zi dhe ata të Maqedonisë dhe kudo ata ndodhen, ndërsa akuzoi Kryeministrin Rama se është autori i bllokimit të dyshtetësisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco