Berisha: Dyshtetësinë për të gjithë shqiptarët, Rama e ka bllokuar

Berisha: Dyshtetësinë për të gjithë shqiptarët, Rama e ka bllokuar

21:43, 27/11/2018
A+ Aa A-

‘Të hapet dyshtetësia edhe për shqiptarët e Maqedonisë, Malit të Zi e të gjithë shqiptarët kudo që janë’.

Deklarata e fortë është bërë mbrëmjen e sotme nga ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë për gazetarin Lutfi Dervishi në emisionin ‘Përballë’ në RTSH.

Sipas ish-kryeministrit, ky projekt nisi gjatë qeverisjes së tij, por u bllokua sapo Edi Rama mori pushtetin.

‘Dyshtetësia është bllokuar nga Edi Rama. Ne e nisëm, por qeveria e Ramës e ka ndaluar.

Duhet edhe një vendim i qeverisë së Kosovës për qytetarët që të marrin dyshtetësinë.

Për shqiptarët në Kosovë, firmoset marrëveshja për shqiptarët e Kosovës.

Të hapet edhe dyshtetësia edhe për shqiptarët e Maqedonisë, Malit të Zi e të gjithë shqiptarët kudo që janë.

Më pas i thuhet BE-së që unë do e bëj këtë gjë për shqiptarët’, tha mbrëmjen e sotme ish-kryeministri Sali Berisha.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco