Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Elvira Dones: Edi Rama ka shuar çdo shpresë të shqiptarëve

Elvira Dones: Edi Rama ka shuar çdo shpresë të shqiptarëve

19:12, 27/11/2018
A+ Aa A-

Ka qenë një mbështetëse e fuqishme e Edi Ramës në kohën kur ai ishte në opozitë, por shkrimtarja Elvira Dones ka kohë që i është kthyer kundër kryeministrit të tanishëm.

Ndërsa ndodhet në Tiranë, ajo ka bërë një status mjaft pesimist për të ardhmen e Shqipërisë.

Sipas Elvira Dones, Shqipëria po vdes dhe Rama ka shuajtur çdo shpresë të shqiptarëve.

Reagimi i plotë i Elvira Dones-it:

Është kjo ‘gjëja’ në Shqipërinë time, kjo ‘gjëja’ që gjen në të gjitha vendet që vuajnë pafundësisht. Kur zbret në të je i huaj sido që të mbërrish, skamnor ose pasunar, me valixhe që vlen dy groshë si e imja, apo me Yves Saint Laurent legeni, me orë floriri në kyç, meqë është bërë kështu duke luajtur me jetën e të tjerëve.

Kur zbret në Tiranë je ajo që je bërë në vitet e gjata të emigrantit. Pastaj, sa e hap e mbyll sytë shndërohesh në shqiptar.

Miqtë e tu të dashur janë atje për ty, të thërrasin në mes të natës, në odën tënde të bujtinës. Të thonë fjalë që askush tjetër nuk mund të t’i thotë, përveç atyre.

Nganjëherë nuk të thonë asgjë. Shpesh të marrin erë, teksa të përfshijnë në një përqafim vuv, të marrin prapë erë para se të ulen me ty dhe të pijnë një çaj mali.

Tek miqtë e mi të zemrës e vendos shpirtin tim krejt të zhveshur, të pafajshëm, të marrë.

Tek miqtë e mi që më marrin erë, që më dëgjojnë, që kanë parë dhimbjen në sytë e mi, që pa bërë zë më kanë dhënë ushqimin e tyre të barsaletave për atë politikë lokale muti…

Këtyre miqve, të asaj Shqipërie sublime, i kushtoj të gjithë dashurinë time të pafuqishme.

Në emër të tyre akuzoj klasën politike të tanishme, akuzoj dhe vetëm akuzoj kryeministrin e ‘shitshëm’ për lajmet perëndimore, përherë e më të nxituara dhe sipërfaqësore.

Akuzoj këtë burrë për arrogancën tij të padëgjuar dhe vulgare, për korrupsionin e tij absolut.

E akuzoj, sepse ka shuar shpresat e shqiptarëve.

Në emër të Shqipërisë që mund të bëhej dhe ju e vodhët pa mëshirë, unë e akuzoj.

Dhe as e vras mendjen për ironinë tënde dy lekëshe.

I couldn’t care less of your dismissiveness. I açuse you.

Dhe nuk mund të më bësh asgjë, sepse je i mjerë dhe skile, ndërsa Shqipëria po vdes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ester28/11/2018 05:01

Nuk eshte vetem Ram-istani fajtor në këtë vorbull. Jane te gjithe politikanët shqiptarë, të cilet kane te njejten prerje dhe të njëjten ngjyrë kostumi. Ata kane te veshur kostumin e zi të korrupsionit që nga viti 1992 ..Dhe kostumet e tyre jane qepur mrekullisht në rrobaqepsine e Drejtesise. Po jo pak fajtorë jemi edhe ne, të dashuruarit pas perdhunuesve të sistemit.. Ne i kemi ushqyer me flamuj në mitingje dhe me rryshfet nëpër zyra e tendera ..Dhe tashti jargavitemi ne lot e qyrra, sikur vijnë nga planet tjetër dhe këtu gjetëm mjerimin.

Ganiu Ingliterre28/11/2018 02:46

Ata qe kane besuar te Rama me mire te mos flasin fare sot se jane fajtore direkt per ate qe po ndodh ne Shqiperi. Une nuk e di kete te ashtuquajturen shkrimtare Po shkrim tari ka IQ te larte dhe nese nuk pret ndonje perfitim vetjak nuk ka sesi te besoje te rama. Eshte e pamundur te besoje te rama ne 2013. Ne 2013 rama njihej prej 23 vitesh se kush Ishte dhe me intensivisht prej 11 vitesh si sindaco I Tr pervec atyre qe ja kane bere nga prape neper bunkere qekur Ishte I vogel.Te gjithe e pane gjemen qe beri ne Tirane dhe prape e deshen.

Civis sum27/11/2018 23:09

Si “ Lider i madh botëror” që êshtë, Rama po i zhgënjen të gjithë brënda dhe jashtë vendit. Vlera e tij ka rënë më poshtë se tepsia, se kusia, timoni pa makinë dhe se çdo kazan i mbushur me mbeturinë. E ka qelbur nga Tirana në Prizeren apo në Prishtinë, e shumë më përtej pa ia njohur kufinë.

ervin27/11/2018 22:00

@Aqif Toni: Luli vertete qe eshte pak i ngrate si opozitar dhe ne ca menyra eshte krejt i prirur qe te perfitoje por nje propagande e tere mediatike e stisur dhe e sofistikuar ka hapur idene se ai nuk ben per kryeminister se nuk di te beje asgje etj. Ne fund te fundit c beri Luli. Pastroi dhe rinovoi partine nga ca figura qe po shiten tek Rama per nje post (Bregu apo Bode) dhe nje Jozefine qe pas 15 vitesh neper poste shteterore nuk mund ti sillte asgje te re PD-se. Nje figure e atakuar nga opozita e djeshme dhe aspak konsensuale. Te kesh gjithe mediat kunder nuk eshte aspak e lehte te marresh pushtetin. Sepse ato i shpelajne trute te gjithe jo inteligjenteve (neper punera i kemi keta syresh) dhe perhapin lajme erioni news te tipit Griselda me barre apo familjet pranojne prishjen e shtepive dhe ikin ne parajsat sociale te lali fikut. Vrasja e pushtetit te katert ka sjelle deme te pallogaritshme. Jo ardhja e Lulit derdimen ne pushtet por edhe e dikujt akoma me derdimen do te sillte pozitiv faktin e cmontimit te nje sistemi giga-korruptiv dhe qe i ka zene frymen me monopole galopante ekonomise se lire te tregut. Shpresoj ta kuptosh ti, Andi Bushati, Cim Peka qe te mos merren me te metat e Lulit( ka sa te duash edhe ai) por te japin goditje te perqendruar ne rrezimin e kesaj kerrme qe po na mbyt me felliqesine e vet te babzitur.

Aqif Toni27/11/2018 20:52

A jo mi moter, jo. Ka dhe ndihmen me te madhe qe mundi te kishte tere keta vjet. Pa Lulin, nuk do mundte te bente asgje. Shyqyr qe e ka. Na (e) rofshin te dy.

qytetari27/11/2018 20:08

Me ne fund, Ju qe mendonit se ky i "cmendur" do rregullonte Shqiperine. Ai rregulloi xhepat e tij dhe vodhi xhepat e gjithe shqiptareve te ndershem. Por koha vonon, por nuk harron. Asnje nuk e gezon ate qe nuk i takon. Edi & Co do ta provoj shume shpejt.

Asd27/11/2018 19:32

Elvira ka humbur shpresen sepse ka besuar shume tek Rama. Une nuk kam besuar tek Rama asnjehere. Per kete ndihem i qete. Nuk ka asgje qe nuk e prisja. Gjithashtu nuk eshte e vertete qe Shqiperia po vdes. Shqiperia eshte nje tren qe ecen pavaresisht krimeve te qeveritareve. Roli i Rames? Sipas meje Rama eshte hajduti i trenit. Por kjo nuk do te zgjase pa fund.

Shto koment

Denonco