Prokurori u gjet me shkelje, por këshilltari i Arta Markut e kalon vettigun

Prokurori u gjet me shkelje, por këshilltari i Arta Markut e kalon vettigun

17:18, 27/11/2018
A+ Aa A-

Prokurori i komanduar në Prokurorinë e Përgjithshme Besnik Cani e ka kaluar me sukses procesin e Vettingut.

Ndryshe nga çdo herë tjetër e një vendimi pozitiv, KPK adresonte për hetim disiplinor problematika të konstatuara gjatë procesit të Vettingut për Canin.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të konfirmojë në detyrë prokurorin e Elbasanit, Besnik Cani. Aktualisht Cani është i komanduar në Prokurorinë e Përgjithshme, ku është edhe këshilltari kryeprokurores së përkohshme, Arta Marku.

Ndryshe nga çdo gjyqtar apo prokuror i konfirmuar deri më tani, në vendimin përfundimtar KPK përcjell për inspektim disa prej gjetjeve të konstatuara për Canin.

Komisioni i kërkon organit kompeten të verifikojë katër çështje për shkaqe që mund të përbëjnë shkelje disiplinore prej prokurorit.

Në filtrat e inspektimit duhet të kalojë kontrata mes Canit dhe një shoqërie private, e cila ka ndërtuar një karburant, një bar-kafe dhe një lavazh mbi një truall në pronësi të tij.

Sipas kontratës, prokurori përfitonte 5 lekë për çdo litër karburant të shitur dhe pas 25 vitesh përfitonte gjithë investimin.

Tjetër rast për inspektim sipas KPK-së është praktika e Bashkisë Fier, se si familja e prokurorit ka përfituar statusin e familjes së pastrehë, me qëllim përfitimin e një kredie të butë.

Njëkohësisht KPK urdhëron kalimin në lupë të dy procedime penale të ndjekura prej Canit në vitin 2006 në Prokurorinë e Tiranës dhe në vitin 2015 në Prokurorinë e Elbasanit për të konstatuar nëse ka shkelje disiplinore.

Besnik Cani ishte i fundit prokuror i listës 33 anëtarëshe të gjyqtarëve e prokurorëve të vetuar me përparësi për shkak të kandidimit për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Në seancën dëgjimore të zhvilluar në 23 nëntor, KPK konstatoi si problematike kontratën e tij të veçantë me shoqërinë tregtare të karburantit, si edhe përfitimin e statusit të familjes së pastrehë nga Bashkia e Fierit, ndonëse nuk kishte përfituar kredi të butë./AbcNews

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

lali27/11/2018 20:37

Edhe i pastrehe edhe 5 leke per cdo liter karburant te shitur, kontrate sipermarrje per ndertim kompleksi ????? Ku ka kaluar ky, ke vettingu apo ke portokallia????

t27/11/2018 18:26

sistemi jone i drejtesise ,sic e tha me te drejte demalia,eshte nje kuplara ku te gj?the hiqen si te virgjer.

Beni27/11/2018 17:35

Po si nuk e pyeti kush se sa ka perfituar nga ndertimi i prokurorive ne rrethet gjyqsore Shkoder dhe Elbasan. Se ky ka shantazhu subjektet dhe ka kerkuar hise. Llalla e kishte te preferuarin e tij se dinte te vilte dhe te jipte. Hajde veting hajde

Shto koment

Denonco