Thellohet skandali: Jo 20 milion euro për 1 kilometër zgjerim rruge në Astir, por 24 mln!

Thellohet skandali: Jo 20 milion euro për 1 kilometër zgjerim rruge në Astir, por 24 mln!

13:37, 27/11/2018
A+ Aa A-

Edhe pse zgjerimi i 2 kilometrave rrugë në Unazën e Re është konsideruar si një rekord botëror për shumën astrosferike, duket se abuzimi dhe vjedhja është edhe më e rëndë.

Nuk bëhet fjalë për 20 milion euro për një kilometër por për 24 milion.

Këtë fakt që e bën edhe më tronditës skandalin korruptiv, e ka bërë të ditur deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, e cila ka pasqyruar edhe tabelën e shpenzimeve, sipas zërave.

“Mbi koston e Unazes se Tiranes!

Kemi disa dite qe diskutojme per koston e Unazes se Tiranes dhe faktit qe kosto per kilometer eshte 20 milione euro. Ne fakt te gjitha tenderat publike japin vleren e tenderit pa TVSH qe do te thote kosto eshte ne te vertete 48 milione euro dhe 24 milione euro per kilometer.

Kjo tabele e ARSH e tregon me se miri korrupsionin e paprecedente me kete tender!”, shkruan deputetja në faqen e saj në Facebook.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco