Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

VIDEO/ Shokuese: Kriminelë ordinerë kërcënojnë natën banorët të largohen nga Unaza e Re!

VIDEO/ Shokuese: Kriminelë ordinerë kërcënojnë natën banorët të largohen nga Unaza e Re!

12:17, 27/11/2018
A+ Aa A-

Nënkryetari i PD, Edi Paloka, ka bërë një denoncim shokues nga Unaza e Re, për atë që ndodh jo ditën, por natën me banorët: Kriminelë ordinerë me makina me xhama të zinj vijnë dhe i kërcënojnë që të largohen nga zona!

Paloka shprehu bindjen se ata janë persona që kanë marrë premtimin për të ndërtuar pallate në atë territor dhe ky ishte një lajm që sapo e kishte mësuar prej protestuesve.

“Dhuna nuk është ndonjë e re për këtë regjim. Është një regjim që për interesat e xhepit të Edi Ramës nuk merr parasysh asgjë, as strehën e fëmijëve, as shëndetin e të sëmurëve që kanë futur kokat në këto strehë.

Shiheni! Kanë ngritur gjithë Policinë në këmbë. Krimi bën qejf, krimi bën kërdinë, ky ngre gjithë Policinë kundër banorëve të kësaj zone që në fund të fundit po mbrojnë një të drejtë që ia jep jo vetëm Kushtetuta, ia jep e drejta njerëzore.

Të gjithë ne kemi të drejtë të kemi një strehë mbi kokë; çdo histori e tyre është një dhimbje më vete. Fëmijë që ngelin në rrugë sepse prindërit ua marrin në Polici; fëmija 8-vjeçar që dëgjuat edhe në gjykatë, kishte ngelur rrugëve se ia kishin marrë prindërit...

Njerëz që kanë invalidë nëpër shtëpi dhe nuk dinë ku t’i fusin kokat. Kjo është ana njerëzore. Dhe pse ndodh kjo?! Sepse një mostër që ne kemi për kryeministër, i pangopur bashkë me këtë “velinën” e bashkisë kërkojnë të fusin miliona të tjera në xhep. Këtu është krimi bashkë me Edi Ramën.

Sot banorët më denoncuan një fakt tjetër. Çfarë ndodh ditën me Policinë, është histori tjetër me atë që ndodh natën.

Natën vijnë kriminelë, kriminelë ordinerë që siç duket kanë marrë premtime për të ndërtuar pallate kur të largohen këta banorë, vijnë dhe kërcënojnë banorët. Ma thanë para 5 minutash banorët.

Vijnë natën me xhama të zinj, me makina të maskuara dhe u bëjnë presion banorëve. Kriminelë ordinerë! Me siguri janë pjesë  e atyre që do të marrin lejet për pallate, nesër. Kjo po ndodh këtu.

Vazhdon bashkëpunimi i politikës me krimin, nuk pyetet për fëmijët dhe e thashë, Edi Rama dhe Erion Veliaj janë gati të bëjnë gjithçka. Ndjenja njerëzore nuk kanë më ata, po s’njohin as ligj, as Kushtetutë.

Këta banorë kanë të drejtë të rrinë në shtëpitë e tyre dhe as kompension, as gjë tjetër. Në asnjë mënyrë nuk ka për t’i nxjerrë Edi Rama nga shtëpitë.”/ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

gramoz27/11/2018 14:54

Armet jane sheshit dhe per te mbrojtur shtepite e tyre kane gjith te drejte e zotit per ti perdorur, kunder te forteve qe te hane mutin kur kercet arma e bojne qindshin zero, por dhe kunder pushtetit kriminel te edvin qenefit dhe butakut pa shtyll kurrizore erjon pederit.

Shto koment

Denonco