Meta pret futbollistin Haxhiu, mirënjohje për emocionet që iu ka dhuruar shqiptarëve

Meta pret futbollistin Haxhiu, mirënjohje për emocionet që iu ka dhuruar shqiptarëve

10:49, 27/11/2018
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka pritur në një takim ish futbollistin vlonjat Mexhit Haxhiu.

Në një shënim në faqen e tij në facebook kreu i shtetit shkruan se “Kënaqësi të takoja legjendën e futbollit vlonjat dhe shqiptar, Mexhit Haxhiu, i cili më dhuroi librin e tij “Kartoni i Kuq”, që mezi po pres ta lexoj”.
 
Ja shenimi i plotë:
 
Kënaqësi të takoja legjendën e futbollit vlonjat dhe shqiptar, Mexhit Haxhiu, i cili më dhuroi librin e tij “Kartoni i Kuq”, që mezi po pres ta lexoj.

Është e vërtetë që regjimi i kaluar i nxorri kartonin e kuq për shkak të “biografisë”, që të mos përfaqësonte vendin në arenën ndërkombëtare, por talenti i tij i jashtëzakonshëm frymëzoi dhe edukoi gjithë ata fëmijë vlonjatë që më pas do të bënin emër me Flamurtarin e madh në Kupat e Europës dhe do të bëheshin edhe baza e ekipit tonë Kombëtar të viteve ’80. Mirënjohje Mexhit Haxhiut për ato emocione që iu ka dhuruar të gjithë shqiptarëve, pavarësisht nga padrejtësitë që e shoqëruan gjatë gjithë karrierës së tij.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco