Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Vetëm 620 lekë në ditë, rreth 600 mijë shqiptarë në pragun e varfërisë

Ilir Zela i shkruan Leshajt: Shqiptarët poshtërohen sa hërë bejnë një aplikm për pasaportë

Ilir Zela i shkruan Leshajt: Shqiptarët poshtërohen sa hërë bejnë një aplikm për pasaportë

10:20, 27/11/2018
A+ Aa A-

Aq keq janë punët në administratë sa për te bërë një pashaportë duhet të  harxhosh të paktën 5 ditë kohë. Këtë fakt e ka denoncuar një zyrtar i lartë i qeversijes së majtë.
Ilir Zela drejtues i AKEP i ka shkruar një leter të hapur ministrit të ri të brendshëm Sander Leshi ku i ankohet këtij të fundit për mungesen e sherbimit në njësitë e aplikimit për pasaporta.
“pse duhet të shkojë qytetari në tre vende katër herë për të bërë një pasaportë? Dy herë tek gjendja civile, një herë tek ALEAT dhe një herë në polici? 5 ditë punë i dashur Minister!, shkruan Zela
 
Ja postimi i plotë i tij ne facebook:
 
I nderuar minister Sander Lleshaj. Po ju shkruaj publikisht me lutjen per tu marre seriozisht me dhenien fund te poshterimit te qytetareve shqiptare sa here bejne nje aplikim per pasaporte. Sot u paraqita per aplikim ne piken prane njesise 2 dhe aty nuk kishte sherbim. Asnje njoftim per arsyen dhe as ku duhet te drejtohet qytetari. Me dashamiresine e punonjesve te njesise 2 mesova se duhet te shkoja per aplikim tek njesia 5. Kur paraqitem aty me kerkojne pasaporten e vjeter qe ta demtojne para se te bej aplikimin per te rene.

U them se duhet te udhetoj nderkohe qe pergatitet e reja. Me thone qe keshtu eshte rregulli. Cfare eshte ky rregull antikushtetues qe pengon te drejten time kushtetuese per te levizur? Apo eshte interesi i ALEAT permbi Kushtetuten e Shqiperise! Dhe nje gje tjeter i dashur vella: pse duhet te shkoje qytetari ne tre vende kater here per te bere nje pasaporte? Dy here tek gjendja civile, nje here tek ALEAT dhe nje here ne polici? 5 dite pune i dashur Minister! Per te mos folur per çmimin e pasaportes qe e kane vene sikur te ofrojne sherbim me standard te barabarte me SHBA. Te lutem jepi fund ketij poshterimi!

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco