VIDEO/ ‘Kam punuar 15 vite në Angli, vjen dhe ma prish ky rop q….’ shpërthen banori i Unazës së re

VIDEO/ ‘Kam punuar 15 vite në Angli, vjen dhe ma prish ky rop q….’ shpërthen banori i Unazës së re

10:07, 27/11/2018
A+ Aa A-

Vijon të jetë mjaft e tensionuar dhe gjatë ditës së sotme situata në zonën e Astirit, ku që prej mëngjesit janë parë në zonë punonjës të policisë bashkiake dhe të policisë së shtetit.

Një prej banorëve u shoqërua me forcë nga ana e policëve të shqiponjave, mirëpo banorët e tjerë që ishin në protestë bllokuan furgonin duke bërë të mundur lirimin e tij.

Duke folur për Fax Neës Sokol Dema, banori tha se policët ushtruan dhunë ndaj tij duke e qëlluar me grushte. Edhe në pjesën e buzës protestuesi kishte rrjedhje  gjaku,  ç’ka vërteton dhunën e ushtruar.

“Kam punuar 15 vite në Angli dhe e kam sjellë të gjithë mundin këtu në këtë shtëpi, dhe të vijë të ma prishë ky ropq*ri”, u shpreh banori që u shoqërua me forcë nga ana e policisë.

Banori vijoi më tej duke thënë se kjo është hera e katërt që po tentohet që ti prishet banesa dhe lokali, ku ka mundur që të punësojë një pjesë të të afërmve të tij që gjenden në kushte të rënduara ekonomike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco