Shpërthen tek Unaza e Re, banorët përplasen me Policinë

Shpërthen tek Unaza e Re, banorët përplasen me Policinë

09:05, 27/11/2018
A+ Aa A-

Ka shpërthyer herët këtë mëngjes revolta tek Unaza e Re. Banorët protetestues janë përplasur me Policinë bashkiake, e cila ka marrë në mbrojtje punonjësit e bashkisë së Tiranës, që po tentojnë të heqin linjat elektrike në rrugë. Ndërkohë, forca të tjera policie kanë ardhur në zonë. mësohet se një protestues është shoqëruar në komisariat.

Banorët, sikurse edhe dje, kanë dalë nëpër shi dhe nuk lejojnë të kryhen punime pa u kompensuar 100%. Në zonë dëgjohen thirrjet kundër kryeministrit: "Rama do ta ketë fundin e vet në 'Astir'".

Mbrëmë, dy familje u larguan nga Unaza e Re dhe u vendosën në banesa sociale. Bashkia i shembi shtëpitë e tyre.

Sot shënohet dita e 24 -t e protestës.

Këto janë pamjet e djeshme te protestuesve gjate perplasjes me Policine bashkiake:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco