Viktima të Unazës së Re, 424 banesa dhe biznese

Viktima të Unazës së Re, 424 banesa dhe biznese

08:54, 27/11/2018
A+ Aa A-

Viktima të projektit të Unazës së re në tërësinë e tij janë 424 banesa dhe biznese. Shifra ëhstë zyrtare, e deklaruar mbrëmjen e djeshme nga Kryeregjistruesi i ZPRR, Valdrin Pjetri.

Pjetri, teksa tha se ishin gati të trajtonin brenda ditës  çdo kërkesë të banorëve të Unazës së Re,

tha se për projektin e ka ngritur një grup të përbërë nga 11 juristë dhe hartografë me eksperiencë.

Pjetri nuk e bëri të ditur se ku shtrihej  zona e katërt kadastrale në vazhdim, pas Unazës së Re, ku do të kryeheshin shpronësime.

“Nga verifikimi i gjurmës së projektit është konstatuar se preken 4 Zona Kadastrale, - tha ai. -  Dy janë zona rurale, Zona Kadastrale 3866 (Yzberish) dhe Zona Kadastrale 2679 (Mëzez) dhe dy janë zona qyteti, Zona Kadastrale 8210, që shtrihet nga sheshi Shqiponja deri tek lumi Lana dhe Zona Kadastrale 8310. 
Gjatë kësaj periudhe që Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë është pjesë e grupit të përbashkët të punes ka identifikuar rreth 424 pasuri që prek projekti.

Ato janë verifikuar dhe është nxjerrë informacionin i nevojshëm për çdo pasuri si llojin e pasurisë (Arë, Truall, Trotuar etj.,sipërfaqen, pronësinë, bllokime të pasurive. Këto informacione u janë dërguar institucioneve të përfshira në proces.
Në Zyrën e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Tiranë aktualisht po trajtohen 11 leje legalizimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco