Takimi Pompeo - Thaçi, thirrje Kosovës: Hiqni taksat ndaj Serbisë, shmangni provokimet

Takimi Pompeo - Thaçi, thirrje Kosovës: Hiqni taksat ndaj Serbisë, shmangni provokimet

07:30, 27/11/2018
A+ Aa A-

Departamenti Amerikan i Shtetit, përmes faqes zyrtare në Twitter, ka njoftuar se Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, e ka pritur në takim Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Sekretari Amerikan i Shtetit, Michael R. Pompeo u takua pasditen e 26 nëntorit me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Sipas DASH, Sekretari Pompeo pohoi mbështetjen e palëkundur të SHBA për Kosovën, të integruar plotësisht në bashkësinë ndërkombëtare.

Sekretari uroi Thaçin dhe të gjithë qytetarët e Kosovës për përparimet e mëdha që kanë bërë gjatë dekadës që nga pavarësia dhe diskutuan rëndësinë e ruajtjes së sundimit të ligjit dhe nxitjes së rritjes ekonomike të fuqishme për të siguruan suksesin e së ardhmes së Kosovës.

Sekretari inkurajoi Kosovën të kapë këtë dritare unike mundësie për ta arritur një marrëveshje historike gjithëpërfshirëse të normalizimit me Serbinë në procesin e Dialogut të mbështetur nga BE.

Pompeo i i bëri thirrje autoriteve të Kosovës të shfuqizojnë tarifat e importeve nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina dhe të punojnë me Serbinë për të shmangur provokimet dhe përshkallimin e tensioneve.

Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është e vetmja mënyrë për të pstruar rrugën për integrimin e ardhshëm të të dy vendeve në bashkësinë perëndimore të kombeve.

SHBA janë të gatshme të ndihmojnë dhe mbështesin partitë për të arritur një zgjidhje që është e qëndrueshme, e zbatueshme dhe rrit stabilitetin,' përfundon deklarata e DASH.

Nga ana tjetër, Presidenca e Kosovës ka njoftuar:

Presidenti Thaçi merr mbështetjen e SHBA-së për marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Uashington, 26 nëntor 2018 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në ditën e parë të vizitës së tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar me Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, më të cilin ka biseduar për çështje bilaterale, rajonale dhe më gjerë.

    Presidenti Thaçi e ka falënderuar sekretarin Pompeo për mbështetjen e administratës Trump për Kosovën dhe për mbështetjen historike që populli amerikan i ka dhënë popullit të Kosovës.

    “Kam shprehur konsideratën më të lartë në emrin tim dhe të popullit të Kosovës, për çdo gjë që SHBA-ja ka bërë për lirinë e popullit tonë dhe paqen në rajon. Përjetësisht do të jemi mirënjohës”, ka thënë pas takimit presidenti Thaçi.

    Në këtë takim është biseduar edhe për mandatin e ri të FSK-së, si një forcë shumetnike dhe për bashkëpunimin rajonal dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës.

    Presidenti Thaçi, po ashtu, e ka falënderuar sekretarin Pompeo për mbështetjen që i ka dhënë procesit të transformimit të FSK-së në forcë të armatosur.

    “Kosova si shtet sovran ka të drejtë sovrane dhe detyrim që t’i ngrisë kapacitetet e sigurisë. Tani është koha që nga konsumues të bëhemi kontribuues të paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë”, ka shtuar ai.

    Presidenti Thaçi dhe sekretari Pompeo, po ashtu, kanë biseduar për fazën e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    “SHBA-ja mbështet Kosovën për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë, e cila i hap rrugë njohjes reciproke dhe anëtarësimit të Kosovës në NATO, BE dhe OKB”, ka thënë presidenti Thaçi.

    Mbështetja e SHBA-së, sipas presidentit Thaçi, është përcaktues për arritjen e kësaj marrëveshjeje dhe krijimin e një konsensusi më të madh brenda dhe jashtë Kosovës.

    “Ishte konkludim i përbashkët se nëse nuk e shfrytëzojmë këtë momentum historik, ne rrezikojmë të hyjmë në një cikël të rrezikshëm jo vetëm si Kosovë, por edhe si rajon. Prandaj, mënyra e vetme për ta mbyllur njëherë e përgjithmonë çështjen e Ballkanit është arritja e një marrëveshjeje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë presidenti Thaçi.

    Nga ana tjetër, Sekretari i Shtetit amerikan, Mike Pompeo, ka theksuar se SHBA-ja do të vazhdojë mbështetjen e Kosovës, me theks të veçantë arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obliguese ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Presidenti Thaçi do të vazhdojë të zhvillojë takime të shumta me përfaqësues të institucioneve të ndryshme në Uashington. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Kosta27/11/2018 08:17

    Amerike te kam dhjere, nuk te njoha asnjehere....gjithmon ke mbeshtetur komunistet, tani po mbeshtet mafiozet e kuqe......po e cfrytezon varferine dhe servilizmin tone shqiptar per te ne mbajtur te shty[pur nen MAFIAn, ne te gjitha trojet shqifolese.....

    Shto koment

    Denonco