Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Interneti si armë për kriminelët, Soreca: Koha të mbrojmë fëmijët

Interneti si armë për kriminelët, Soreca: Koha të mbrojmë fëmijët

07:08, 27/11/2018
A+ Aa A-

Interneti është një vend magjepsës për fëmijët për të mësuar, për të luajtur dhe komunikuar. Por, ai është gjithashtu një mjet i rrezikshëm që përdoret nga kriminelët dhe mund të bëhet edhe më i rrezikshëm kur arrin ata.

Mbajtja e fëmijëve të sigurt në një botë mundësish online është arsyeja që UNICEF Albania mblodhi në Tiranë ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë në "ViralSummitAlbania".

"Detyra jonë kryesore është t’i pajisim të gjitha palët e interesuara, pikësëpari autoritetet e zbatimit të ligjit, por edhe kompanitë e internetit, me mjetet e nevojshme për të garantuar se ajo çka është e ndaluar jashtë internetit është gjithashtu e ndaluar në mënyrë efektive në internet. Është një përgjegjësi kolektive që të bëjmë atë çka është e nevojshme për të siguruar që ta shfrytëzojmë sa më mirë atë që interneti na ofron, por, në të njëjtën kohë, të mbrojmë në mënyrë efektive përdoruesit e tij më të zellshëm dhe më të cenueshëm, fëmijët", konstatoi Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco