Basha: Në ekipin e PD njerëz me vlera dhe integritet

Basha: Në ekipin e PD njerëz me vlera dhe integritet

21:54, 26/11/2018
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi mbrëmjen e sotme, se në PD nuk do të hyjë askush që ka lidhje me krimin apo me kriminelë.

I ftuar në ‘A Show’, Bassa theksoi se në PD ka një vijë të kuqe, që do të thotë asnjë njeri pa integritet dhe pa vlera nuk do të jetë pjesë e familjes demokrate, kriminelët sipas tij e kanë vendin tek Edi Rama.

Pjesë nga intervista:

Krasta: Më lejoni t’ju provokoj për të mirën e debatit. Është vënë re në publik kohët e fundit, gjatë gjithë kohës,që qëndrojnë afër jush një apo disa – po le të themi një – personazh, i cili ka një imazh publik në të dyja anët e politikës, pak të them të tmerrshëm. Të neveritshëm dhe të papranueshëm. Ju kall njerëzve krupën. Me çfarë kostoje personale dhe partiake, ju mbani 3 njerëz të administratave të kaluara, të cilët kanë, nga pikëpamja e marrëdhënieve pi-ar-e, të marrëdhënieve publike, imazh mizerabël.

Basha: Nuk e di për kë e keni fjalën. Unë as nuk mbaj me zor, as nuk largoj me zor askënd. Njerëzit, në pikëpamjen time, në mendësinë time, në formimin tim, duhet ta fitojnë besimin e publikut dhe duhet ta justifikojnë atë në çdo moment.

Krasta: Në qoftëse nuk e fitojnë besimin e publikut, siç ka qëlluar në këtë rast, por përdorin arrogancën, agresivitetin, tipik të PD-së së dikurshme, që i shkaktoi largimin pothuaj të pakthyeshëm ose relativisht të pakthyeshëm, të shumicës së heshtur të njerëzve. Ju lutem, kishit guxim që këtij njeriu apo këtyre njerëzve t’u kishit thënë të paktën qendro në hije ose shut up…

Basha: Tani, ajo nuk është gjuha që unë përdor me bashkëpunëtorët. Unë di t’ju them këtë, që në rrethin tim të bashkëpunëtorëve nuk ka kriminelë, nuk ka njerëz të cilët janë të lidhur me kriminelët, dhe nuk ka njerëz të cilët e kanë lidhur fatin e tyre me oligarkët. Ekipi i ri i Partisë Demokratike është një ekip, i cili po ndërtohet në bazë të disavijave të kuqe. Njerëz të pastër, me integritet, njerëz që përfaqësojnë vlera njerëzore, morale dhe profesionale, njerëz të përkushtuar ndaj kauzave të Partisë Demokratike dhe vlerave të saj. Dhe ky është një process që nuk ndodh sat ë hapësh e të mbyllësh sytë, do rrjedhjen e vet,do kolaudimin e vet me anëtarët e Partisë Demokratike dhe nga publiku i gjerë. Po një gjë mund ta themi me siguri sot, që kriminelët, oligarkët dhe të gjithë ata të cilët janë sot pjesë e problemit, dhe nuk mund të jenë kurrë pjesë e zgjidhjes, shtëpinë dhe strehën e kanë tek partia e Edi Ramës, në Partinë Demokratike kanë një forcë të përbetuar kundër atyre që po marrin peng interesat e vendit. Dhe kjo është vija ekuqe që ndan shapin nga sheqeri. Afër meje nuk do të ketë kurrë njerëz të lidhur me krimin. Në Partinë Demokratike ata nuk do të marrin as përgjegjësi, as përfaqësim të interesave të publikut. Njerëzit që përfaqësojnë Partinë Demokratike dhe njerëzit që nesër do të marrin përgjegjësinë për të qeverisur do të jenë të pakorruptuar, të pashantazhueshëm, dhe të palidhur me krimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco