Paralajmërimi i Bashës: Bashkë me Ramën do largojmë dhe oligarkët

Paralajmërimi i Bashës: Bashkë me Ramën do largojmë dhe oligarkët

21:50, 26/11/2018
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme në ‘A Show’, ku ka deklaruar se të gjithë ata që i kanë vjedhur pasurinë Shqipërisë do të përgjigjen.

Duke folur mbi platformën qeverisëse të Partisë Demokratike, Basha tha se sapo demokratët të marrin pushtetin do të largojnë jo vetëm Ramën por edhe oligarkët e tij.

Pjesë nga intervista:

Krasta: Ju, në rast se situata politike në Shqipëri do të ndryshojë, dhe ju do kishit nesër fuqi qeverisëse në këtë vend, ju nuk do t’i merrni këta oligarkë inat, se ju keni patur nevojë për ta dhe do të keni edhe në të ardhmen. Oligarkët janë aty gjithmonë.

Basha: Ky është thelbi i betejës. Thjesht largimi i Edi Ramës nuk është zgjidhja e problemit. Ne duhet të shkatërrojmë sistemin që është ngritur dhe që është konsoliduar nën drejtimin e tij, por është ngritur prej kohësh, për të cilin mbajmë përgjegjësi edhe ne si Parti Demokratike. Disa prej këtyre oligarkëve rrinin në paradhomat tona, përpiqeshin të merrnin favore, disa edhe ia dolën të merrnin favore dhe për këtë ne kemi reflektuar. Na është dhënë shansi të reflektojmë kur shqiptarët na kanë nxjerrë me votë në opozitë. Sot detyra jonë kryesore është t’i bindim shqiptarët, se ajo që do bëjmë së bashku nuk është thjesht zëvendësimi i një partie me një parti tjetër, por shembja e këtij sistemi, ku janë refuzuar në një interesat politike, kriminale dhe oligarkike, dhe ndërtimi i një sistemi që funksionon njësoj si në vendet e Evropës. Ku ikin shqiptarët? Ku kemi një ekzekutiv që përgjigjet para një parlamenti, një parlament që përgjigjet para popullit dhe një drejtësi që gjykon pa trysni dhe nuk mbron, por ndëshkon politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin.

Krasta: Do ju besojnë?

Basha: Kjo është një punë e përditshme. Unë besoj se ka një vetëdije në rritje të shqiptarëve që jo veëm kështu nuk mund të vazhdohet më, por që zgjedhjet e tjera dhe qeveria tjetër nuk do të sjellë veç ndryshim fytyrash, por një ndryshim tërësor të përqasjes ndaj politikës, të raportit të qeverisë me qytetarin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco