Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Basha: Nuk do të lejojmë prishjen e shtëpive tek Unaza e Re

Basha: Nuk do të lejojmë prishjen e shtëpive tek Unaza e Re

21:42, 26/11/2018
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës Lulzim Basha, ka deklaruar se askush nuk ka për të lejuar prishjen e shtëpive në Unazën e Re. Gjatë një intervistë në ‘A Show’, bash theksoi se qytetarët dhe opozita në krahë të tyre janë të vendosur që të mos lejojnë këtë aferë korruptive që tu shkatërrojë shtëpitë qytetarëve shqiptarë.

Ai tha se është i mahnitur nga kurajo e banorëve dhe ashtu siç artistët zmbrapsën prishjen e Teatrit, ashtu do të zmbrapset sërish Rama në Unazën e re.

Pjesë nga intervista:

Krasta: Me dinamikën që ka ngjarja, me pjesëmarrjen tuaj në këtë ngjarje, me reagimin e përgjithshëm të popullatës shqiptare, cilido qoftë ai reagim, mendoni se kjo ngjarje do të stopojë këtu apo, si me thënë, ka një lloj pafuqie për të ndërhyrë në të gjitha ngjarjet tashmë?

Basha: Jo, nuk shoh pafuqi. Shoh artistët që kanë ndaluar prishjen e teatrit, me vendosmërinë e tyre për momentin, dhe ne do jemi pranë tyre për ta pamundësuar prishjen e teatrit. Shoh tashmë qytetarët që kanë dalë në mbrojtje të shtëpive të tyre dhe kanë zbrapsur, edhe kur janë përballur me dhunën policore, edhe kur janë përballur me arrogancën dhe gjuhën raciste të Edi Ramës dhe të Erion Veliajt, prapëseprapë ia kanë dalë të triumfojnë mbi to. ia kanë dalë të triumfojnë në kushtet e traumës psikologjike. Janë njerëz që u është thënë: do t’u prishen shtëpitë, ku fëmijët kanë 3 javë që jetojnë në kushte jonormale. Dhe imagjini si ndjehen prindërit, kur fëmijët e tyre janë të traumatizuar.

Pra, jemi në një përballje, ku qytetarët kanë treguar vendosmëri, forcë dhe kurajo. Krasta: Kjo është intervista ime e parë me ju, kështu që kam të drejtë të bëj ca pyetje që i kam marrë me vete gjatë gjithë kohës…patjeter.

Krasta: Dhe që kanë natyrisht edhe një shqetësim qytetar në këtë mes.

Basha: Të them edhe një fjali. Jam i frymëzuar nga kurajoja e tyre. Ne shkojmë aty për t’ju dhënë kurajo, por në fakt frymëzohemi nga kurajoja e tyre.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco