Unaza e re/ Basha: Nuk ka asnjë projekt, Rama dhe oligarkët e tij po vjedhin 40 milionë euro

Unaza e re/ Basha: Nuk ka asnjë projekt, Rama dhe oligarkët e tij po vjedhin 40 milionë euro

21:36, 26/11/2018
A+ Aa A-

Kreu i opozitës Lulzim Basha deklaroi edhe njëherë se prishja e shtëpive në Unazën e Re nuk ka si qëllim zbatimin e projektit, por vjedhjen e miliona eurove nga ku përfitojnë oligarkët e Ramës dhe vetë kryeminsitri shqiptar.

I ftuar në emisionin ‘A Show’, Basha theksoi se në lojë janë plotë 40 milionë euro ku përfitojnë oligarkët e Ramës.

Krasta:  A mund të më thoni ju mua, ku qëndron, përveç prishjes së shtëpive, sipas mendimit tuaj personal, e kritikueshmja, e shqetësueshmja, në raport me gjithë këtë ngjarje?

Basha: Është një vjedhje. Unaza është sebepi. Puna e komisarit ishte loja. Puna e Unazës është loja. Është vjedhje e pastër. 40 milionë eurot e taksave të tua, të operatorëve që keni këtu në sallë,të të gjithë shqiptarëve, po vidhen në një project fantazëm. Nuk do të hyj në të gjitha shkeljet, se janë me dhjetëra shkelje. Është detyrë e prokurorisë t’i hetojë, është detyrë e medias t’i hetojë. Po të them vetëm një aspect, e njëjta unazë, e njëjta kompani, Salillari, vetëm pak metra më tutje është ndërtuar me 8,6 milionë euro për kilometër. Si shkoi çmimi nga 8,6 në 20 milionë vetëm pak kilometra më tej? Si shkoi? Nga ana e procesit e kemi treguar, u futën 3 kompani në garë, për 3 lote, dhe nuk pati garë, sepse kompania tjetër, që ishte e njëjta, Vëllezërit Hysa quhej, që u fut në të treja lotet, nuk dha ofertë. Pra, përdorën një kompani fantazëm, që gara të fitohej me çmimin maksimal. 40 milionë euro. Pyetja është kjo: Sot shtypi e ka bërë transparencën dhe dua të përgëzoj ato organe shtypi që e kanë bërë transparencën. 5 herë më shumë do të harxhohen për këto 2 kilometra, sesa ç’janë harxhuar në segmente të ngjashme të infrastrukturës shqiptare. Pra është një vjedhje e paprecedentë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco