Ish-kryeministri: Përdorimi i Kosovës për të kërcënuar BE akt banditesk i Ramës si ndihmë për Vuçiç

Ish-kryeministri: Përdorimi i Kosovës për të kërcënuar BE akt banditesk i Ramës si ndihmë për Vuçiç

21:35, 26/11/2018
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha është treguar i ashpër sot, kur ka akuzuara pasardhësin e tij Edi Rama, se po ndihmon Vuçiçin.

Akuza e Berishës erdhi pas ‘kërcënimeve’ të përsëritura që Rama ia dresoi BE-së, nga vizita e tij e fundit në Pejë.

Sipas Berishës, “përdorimi i përsëritur Kosovës nga Edvin Kristaq Rama për të sulmuar dhe kërcënuar BE është akt banditesek dhe fund e krye antishqiptar... për të ndihmuar me to direkt apo indirekt mikun e tij Vuçiç”.

Reagimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha

Deklaratat e Edvin Kristaq Rames ne Peje jane mirefilltas antishqiptare!

Me mesazhet kercenuese qe leshon nga Kosova, Rama si nje bandit, si nje Don Kishot i vertet mendon se ai tut Bashkimin Europian dhe i imponon atij te mbylle syte para organizates shteterore krimiminale me te rrezikshme te Europes, “Rilindja” qe kryesohet nga kreu i Meduzes Edvin Kristaq Rama.

Ai mendon se me keto kercenime prej banditi te lidhur me njemije fije me krimin do mund te detyroje BE te hape negociatat pavaresisht se ai dhe organizata kriminale e Rilindjes qe kryeson linden ne zener te Europes nje Kolumbi dhe shkuar Kolumbise, ndertuan narkoshtetin e vetem ne bote, vendin me te korruptuar te planetit dhe vendin e vetem ne bote me nje drejtesi dyshkallesh, de fakto pra pa sistem drejtesie.

Prandaj denoj me ashpersine me te madhe deklaratat antikombetare ne thelb proserbe kunder BE te Edvin Bregoviçit dhe perdorimin e Kosoves nga ana e tij per deklarata, me te cilat kerkon te mbuloje deshtimet, skandalet, narkoshtetin e mazhorances se tij te krimit dhe droges, vjedhjes dhe korrupsionit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco