Lajmi i fundit

LIVE/ Ilir Meta, deklaratë për mediat

A e përdori PD protestën politikisht? Ja si përgjigjet Basha

A e përdori PD protestën politikisht? Ja si përgjigjet Basha

21:33, 26/11/2018
A+ Aa A-

Kreu i opozitës Lulzim Basha, ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin  ‘A Shoë’ të moderuar nga Adi Krasta.

Pyetjes nëse PD e përdori apo jo politikisht protestën, Bsha ju përgjigj se sigurisht që jo, pasi është detyrë e opozitës që të jetë në krahë të qytetarëve,

Pjesë nga intervista:

Krasta: Pyetja e parë. E përdori Partia Demokratike protestën politikisht?

Basha: Sigurisht që jo. Është detyra jonë të jemi në krah të këtyre njerëzve. Po shkojnë t’u prishin shtëpiat pa ligj, pa ju dërguar një copë letër. 317 shtëpi, me mesatarish 2-3 kurora brenda, pra afërsisht një mijë familje. Vogëlushë të traumatizuar. Po të mos ishim aty, do të ishim në shkelje të misionit tonë. Jemi në misionin tonë dhe duhet të jemi aty, jo vetëm ne, po të gjithë ata që e kuptojnë se prishja e shtëpive të këtyre njerëzve, është një hap larg prishjes së shtëpisë,mirëqenies dhe harmonisë në familjen e tyre.

Krasta: Zoti Basha, pse nuk e vizituat ju policen me gishtat e vrarë në spital?

Basha: E vizitoi nënkryetari i komisionit të sigurisë, i çoi përshëndetjet e mia. Nuk desha ta përdor politikisht, sa herë që shkoj ka kamera, ka gazetarë, por i përcolla përmes nënkryetarit të komisionit të rendit dhe sigurisë, dhe deputetëve të mi, të gjitha urimet për një shërim të shpejtë.

Krasta: Po ndërkohë që ju folët për protestën dhe e ravijëzuat atë në bazë të këndvështrimit të opozitës, nuk e konsideruat një gjë normale që të bënit një përmendje apo një mbështetje të forcave të policisë?

Basha: Mbështetje kur rrahin qytetarët nuk do të kenë nga unë, kurrë. Unë kam qenë ministri i tyre, i kam mbështetur sa herë kanë mbrojtur ligjin, sa herë kanë mbrojtur rendin, por kësaj radhe ata janë përdorur për të mbrojtur antiligjin, për të mbrojtur shkeljen e të drejtave të këtyre njerëzve, për të rrahur me shkopinj dhe për të keqtrajtuar 15 vjeçarët, 13 vjeçarët, nëna shtatzënë, pse po mbrojnë shtëpitë e tyre. Ndaj mesazhi që ju jap është ky: mos u keqpërdorni, po ju keqpërdorin, jo për të mbrojtur ligjin, por për të goditur ligjin, për të goditur vëllezërit dhe motrat tuaja, që po mbrojnë shtëpitë e tyre, po mbrojnë ligjin dhe kushtetutën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco