‘What the f**k’/ Rama: Ja për çfarë e kisha

‘What the f**k’/ Rama: Ja për çfarë e kisha

21:23, 26/11/2018
A+ Aa A-

‘What the Fuck’, ishte kjo një tjetër deklaratë e Ramës, që solli edhe njëherë vëmendjen tek kryeministri, i cili njihet jo vetëm në Shqipëri po tashmë dhe në botë për gjuhën e tij harbute.

Kreu i qeverisë shqiptare ka sqaruar sot në emisionin ‘Open’ se çfarë nënkuptonte me këtë shprehje të famshme që amerikanët dhe britanikët apo kudo në vendet anglishtë folëse, përdoret në formë ofendimi apo moskokëçarjeje.

Rama theksoi se i ka thënë në një kontekst shumë preciz.

“Nuk mund ta përkthej në Shqip, është e thënë në një kontekst shumë preciz. Nëse fjalën e nxjerr nga konteksti, atëherë ajo ndryshon trajtë. Fjala në vetvete është thënë në një moment preciz. Mesazhi ishte në gjithë gjatësinë e mbledhjeve mes dy qeverive nga fillimi deri në fund. “, u shpreh kryeministri Rama.

Më tej ai thekson se jemi në një situatë që Kosova s’mund të durojë më, e ajo ka “klithur” me ngritjen e taksave ndaj Serbisë.

“Sot jemi në një situatë që Kosova ka klithur. Vendosja me një tarifë 100% të mallrave që hyjnë në Kosovë. E rëndësishme që të gjithë ta kuptojnë që nuk është një vendim me natyrë politike, apo në një luftë ekonomike. Por shfajq e pakënaqësive të disa marrëdhënieve me Serbinë që Kosova s’mund të pajtohet më”, tha Rama.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco