Gjuha ndaj BE-së/ Lubonja, Ramës: Ti je horr ...

Gjuha ndaj BE-së/ Lubonja, Ramës: Ti je horr ...

19:56, 26/11/2018
A+ Aa A-

Analisti i njohur Fatos Lubonja, ka komentuar mbledhjen e për bashkat të qeverisë, me Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe gjuhën e ashpër të përdorur ndaj BE-së nga ana e kryeministrit shqiptar Edi Rama.

I ftuar në studion e lajmeve në News 24, Lubonja tha se gjuha e Ramës ndaj Europës është strehimi i fundit i horrave.

Pjesë nga intervista:

Ky i thotë Europës tani, nëse ju nuk na pranoni, ne bashkohemi vetë. Këto janë kërcënime që hapin probleme më shumë,” tha Lubonja.

Gjuha e ashpër ndaj Europës lidhet me tensionimin e situtatës këtu në vendin tonë?

“Po pa dyshim është një stresë për këto që po bën këtu. Tani duke dalë me këto gjëra, shpenzojnë dhe paranë tonë publike dhe shkatërrojnë shtëpitë e shqiptarëve, dhe tërheqin vëmendjen. Pronat nuk duhen shembur pa u kompesuar,” u shpreh ai.

A është moment delikat për Shqipërinë lidhur me negociatat

“Çelja e negociatave është e rëndësishme vetëm për propagandën e Ramës. Gjasme për punën e tij. Por se ça po bën ai, e dimë ne nuk e dinë europianët. Por nuk varet vetëm nga ne, por varet dhe nga situata në Europë, duke qenë se janë zgjedhjet.  Por mirë pyetja tjetër është a e ke bërë gati ushtrinë ti? Çfarë ushtrie ke ti nëse plas lufta? Më shumë këtu kemi të bëjmë me mungesë koherence që shihet më shumë te Rama,” tha Lubonja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Keni26/11/2018 20:45

Lubonj, po Thot Salihu ti ose jeton vertete ne 3D e fantazise tende dhe nuk e sheh urrejtjen me te cilen po te rrethojne cdo dite e me shume shqiptaret ose je kthyer papritur ne trim te cartun e nuk po don me dit… Fund te tmerrshem do kesh”, Po thot Luli le Lubonj le boll se u bam Hor

Emri 26/11/2018 20:17

po dihet qe rama i bene keto gjera per te terhequr vemendjen nga problemet e veta. gjithmone keshtu ka bere, sa here ka plasur skandali per te, ka hapur nje muhabet te vjeter per te terhequr vemendjen. ktu kuptohet se sa njeri percmues eshte, bene dhe si babaxhan. jane veset e njeriut te keq perbrenda qe vlon nga inati.

Shto koment

Denonco