VIDEO/ Deputeti i PD, Ramës: Do të përgjigjesh për gishtat e Danielit ...

VIDEO/ Deputeti i PD, Ramës: Do të përgjigjesh për gishtat e Danielit ...

17:45, 26/11/2018
A+ Aa A-

Deputeti demokrat, Klevis Balliu, i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të tërhiqet nga vendimi për tu prishur shtëpitë banorëve të Unazës së Re.

Balliu i cili ishte në protestë bashkë me banorët e Unazës së Re, tha se Rama duhet të tërhiqet tani nga vendimi i tij korruptim, në të kundërt do të përballet me pasoja të rënda dhe revolta qytetare.

Ndërkohë që deputeti demokrat tha se Rama do të mbajë përgjegjësi për gishtat e thyer të 18 vjeçarit të burgosur Daniel Drobaj.

‘Është momenti që Rama të tërhiqet nga ky vendim korruptim. Nëse ai nuk do të tërhiqet, ai do të përballet me revoltën popullore. Dhuna e ushtruar ndaj Danielit kanë vetëm një përgjegjës dhe ai është Edvin Kristaq Rama’, deklaroi Balliu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco