Deputeti nxjerr dokumentin, Rama do transferoje 20 mln Euro në llogarinë e tij sekrete

Deputeti nxjerr dokumentin, Rama do transferoje 20 mln Euro në llogarinë e tij sekrete

15:19, 26/11/2018
A+ Aa A-

Deputeti i PD Agron Shehaj ka publikuar ne nje sheum ne fazen e tij ne facebook,  dokumentin e regjistrimit në QKB të kompanisë e cila sipas tij do marrë 20 mln euro nga projekti i Unazës së Re.

Kompania DH Albania figuron e regjistruar në parajsë fiskale përmes një kompanie nga ishujt Seyschelle e cila është fantazmë.

Sipas Shehajt, ky mund të jetë “arti i ri” i vjedhjes së Ramës dhe pronari i vërtetë i kësaj kompanie, që ka si përfaqësues ligjor 26 vjeçarin Avdjol Dobi, është vetë kryeministri.

Ja postimi i tij i plotë

Rreth 20 milionë euro të projektit të Unazës së Re do t’i shkojnë një kompanie të regjistruar në parajsë fiskale në Delaëare, përmes një kompanie nga ishujt Seyschelle, e cila nuk ka asnjë aktivitet dhe nuk ka as punonjës. Arsyeja më bindese për të shpjeguar se pse Edi Rama nuk tregon se kush janë pronarët e kësaj kompanie fasadë është se pas saj është… ai vetë.

Ky mund të jetë arti i ri i vjedhjes së Edi Ramës: i merr paratë direkt nga Buxheti i Shtetit dhe i transferon direkt në llogaritë e tij në parajsat fiskale. Zgjidhje e zgjuar: grabit “ligjërisht” dhe i transferon paratë në llogaritë personale jashtë shtetit po “ligjërisht”.

Nisur nga fakti se paratë do shkojnë në xhepin e tij, shpjegon se pse Rama është i aq dhunshëm me qytetarët dhe i gatshëm të përzejë nga shtëpitë, të burgosë dhe të persekutojë çdo njeri, nga fëmijët, gratë dhe të moshuarit.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    El28/11/2018 14:59

    Mbasi harxhoi gjithe thesarin e shtetit ,pasi vodhi gjithe pasurite e shqiperise dhe te shqiptareve, pasi mori edhe 5miliard euro borxh dhe o investime,pasi po vjedhe edhe emigratet duke ulur valuten qe ta mbledhin sa me lire dhe tia cojne mafias XhorXh sorrosit dhe se fundi duan te vjedhin edhe nepermjet koncensioneve qe eshte vjedhja e fundit dhe mashtrimi I fundit qe I behet shqiptareve sepse duan te mashtrojne popullin se gjoja bejne rruge por keto rruge do ti kene ne kurriz shqiptaret dhe te zgjasin sa me shume pushtetin kriminal te tyre.Administrata eshte duke punuar pa leke se ato rruga jane marre borxh dhe po kjo administrate do ti ktheje perseri leket dhe kjo eshte mashtrimi me I madh qe u behet shqiptareve dhe kjo tu behet e popullit me te madhe nga opozita dhe ekspertet

    Daj Jaku26/11/2018 17:00

    O Arta e ndryshkur Marku! Deri ku e ke brënda që nuk reagon ndaj këtij banditizmi?

    Shto koment

    Denonco