VIDEO/ Thirrje të forta, bllokohet Unaza e Re: Bashkohuni me ne! Bashkohuni me ne!

VIDEO/ Thirrje të forta, bllokohet Unaza e Re: Bashkohuni me ne! Bashkohuni me ne!

13:19, 26/11/2018
A+ Aa A-

Banorët e Unazës së Re po përplasen me Policinë në këto momente, e cila i ka dalë në mbrojtje, punonjësve të bashkisë që po tentojnë të heqin ndriçimin rrugor. Gjithçka po ndodh në mes të shiut dhe një trafiku rrugor të rënduar.

Gazetari i Syri.net, Ermal Rizaj, njoftoi se banorët i kanë bërë thirrje punëtorëve të mos hipin në mjetet e tyre dhe të mos guxojnë të heqin ndriçimin. Një pjesë e tyre ka lëshuar thirrjen “Bashkohuni me ne! Bashkohuni me ne! Turp! Dritat nuk do t'i hiqni!"

Deputeti demokrat Klevis Balliu po komunikon me punonjësit e Policisë dhe bashkisë. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco