Meta me studentët nga Gjilani, rinia duhet të jetë promotore e proceseve integruese

Meta me studentët nga Gjilani, rinia duhet të jetë promotore e proceseve integruese

12:54, 26/11/2018
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka pritur gjatë ditës së sotme në një takim një grup të rinjsh nga Kosova, studentë të ekselencës në Universitetin e Gjilanit.

Momente të këtij takimit kreu i shteteit shqiptar i ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

Ja postimi i plotë i Metës shoqëruar me fotografi nga takimi:

Takimet me të rinjtë shqiptarë nga Kosova janë përherë të ngrohta dhe emocionuese.

Shumë i lumtur të bashkëbisedoja sot me studentët ekselentë të Universitetit Publik të Gjilanit, që mban emrin e poetit, prozatorit dhe veprimtarit të paepur për lirinë e pavarësinë e Kosovës, heroit Kadri Zeka.

Ndamë bindjen se rinia duhet të jetë promotore e proceseve demokratike dhe integruese në të dy vendet tona.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco