Përgjigje e detyruar për Rudina Xhungën

Përgjigje e detyruar për Rudina Xhungën

12:00, 26/11/2018
A+ Aa A-

Nga Mit’hat Havari

Prononcim i detyruar!

Keto dite eshte hedhur ne qarkullim ne portale e rrjete sociale si face book , ëhats App etj, nje video ku paraqet gazetaren Rudina Xhunga e cila ne nje emision te sajin para disa ditesh trajtoi figuren kombetare e historike te Mit'hat Frasherit, kryetari i komisionit te vendosjes se alfabetit Shqip ne Manastir, firmetar i shpalljes se Pavarësisë, udheheqes politik i Partisë se Ballit Kombetar ne Luften e Dyte Boterore etj., etj.

Disa miq midis tyre dhe gazetare me kane derguar videon perkatese te cilen e kam hedhur ne kete pronocim.

Ata jane kurioze dhe me pyesin perse une kam heshtur, perse nuk kam reaguar ndaj ketij fakti.

Ne respekt te tyre por me shume se kaq, po reagoj me menyren dhe argumentat e mia, perse ai ishte nje lapsus i pa qellimshem i gazetares Xhunga.

Rudina e gjendur ne replikat e te ftuarve ne studio, me kundershtitë e tyre rreth figures se Mit'hat Frasherit, beri dy here lapsus ku ne vend te thoshte emrin e protagonistit ne studio, tha dy here Mit'hat Havari.

Ne te dy rastet ajo kerkoi ndjese per lapsusin kryesisht per te ftuarit, por dhe per shikuesit besoj.

Do parapelqeja te me kerkonte dhe mua ndjesë publikisht, pas artikulimit se "eshtrat e Mit'hat Havarit me arkivolin e tij me ne fund u kthyen ne atdhe".

Fundja mua koka gur dhe do rroj shume per vehte e familjen time, ndoshta fjalet e Rudines bejne efekt te kundert, pasi ishin te paqellimta dhe mua me zgjatet jeta, keshtu thone.

Per fat une bashke me familjen time e ndoqem ate emision, per te pare reagimet e te ftuarve, por dhe me gjere.

Kur Rudina permendi heren e pare emrin tim, ne qeshem, kuptuam qe ishte nje ngaterrim emri, por kur e permendi per te dyten here, pame njeri tjetrin ne sy e thame, po kjo?!...

Megjithate une nuk e mora seriozisht gjera qe ndodhin dhe i sigurt qe lapsusi i saj apsolutisht ka qene pa qellim.

Fundja sot dy Mithat qarkullojne ne media apo dhe ne opinionin publik prej 28 vjetesh.

I pari i Mit'hat Havarit i cili ka dhene kontribute direkte per rrezimin e diktatures komuniste, me pas i inkuadruar ne detyra te rendesishme ku shteti i besoi detyra po aq te rendesishme per forcimin e konsolidimin e demokracis dhe shtetit ligjor dhe sigurisht eshte i pranishem dhe ne mediat e Shqiptare ku thirret dhe jep opinione per probleme te ndryshme, kryesisht ato qe lidhen me profesionin e tij, probleme te rendit publik.

I dyti vjen figura historike e Mit'hat Frasherit, e cila u fsheh, u baltos per 46 vjet nga diktatura komuniste, por dhe ne 28 vjet demokraci nuk eshte se bijezat e PPSH ben perpjekje per ta nxjerre ne drite figuren e Mit'hat Frasherit ketij kontribuesi te madh te kombit Shqiptar.

Ndoshta kjo ka qene dhe arsyeja perse ajo beri lapsus me emrin tim.

Rudina Xhunga eshte jo vetem gazetare, por dhe shkrimtare, ajo njihet si person paqesor.

Ne optiken time si formim politik rreh pak majtas.

E them kete gje per faktin e thjeshte, ajo disa here ka bere intervista me Nexhmie Hoxhen gruan e diktatorit Enver Hoxha, biles shume e perkshtuar, te mos them e emocionuar para mashtrimeve historike qe ben gruaja e diktatorit, e cila nuk i dha mundesin shoqes se saj te luftes Liri Belishoves qe te qendronte prane vajzes se saj Drita Çomo 21 vjeç qe po jepte shpirt ne spital nga leuçemia, ndoshta shkrimtares se ardhme si Rudina dhe kete akt te ulet te Nexhmies, Rudina duhet ta dije.

Megjithate, une me shume dashamiresi e falenderoj qe ajo permendi emrin tim, pasi pa dijeninë e saj, emri im ka lidhje historike me Mit'hat Frasherin.

Babai im Xhevit Havari ishte djale shkolle ne vitet e Luftes se Dyte Boterore, ne xhepin e pare te xhaketes mbante stilograf me maje floriri te cilen ja grabiten komunistet e malit ne dhjetor 1944 kur zbarkuan si pushtues.

Im ate ishte anëtar i Partisë se Ballit Kombetar.

Ai u rendit vullnetarisht tek kjo force politike, marre parasysh faktin se udheheqesi i Ballit Kombetar ishte Mit'hat Frasheri i biri i Abdyl Frasherit.

Tek kjo force politike drejtonin njerezit e shkolluar dhe kjo cilesi perkonte me formimin e tij.

Kur une u linda ne mesin e shekullit te XX, babai im me pagezoi me emrin e udheheqesit te tij shpirteror Mit'hat Frasheri ne shenje respekti per heroin e tij.

Eshte e kuptueshme, per 46 vjet im ate dhe familja e tij vuajti ashper luften e klasave te diktatures komuniste, sigurisht dhe une Mit'hati trashegimtar i emrit te Frasherlliut te madh.

I ndergjegjshem se mbaja emrin e tij jo rastesisht, jam munduar te mos e fyej , apo neperkemb ate.

Normale qe une nuk isha bir i nje familje te madhe si Frasherllinjte, nuk kisha as kushtet politike dhe ekonomike si ai.

Jo, une isha bir i nje djali idealist shkollar me stilograf ne xhep, e jo me krraben e çobanit si simbol.

Ndaj Rudina u be shkak te shkruaja diçka dhe per te verteten e emrit tim, per te cilin jam shume krenar .

PS. Pas shkrimit tim Rudina Xhunga sapo me mori ne telefon dhe me kerkoi ndjes personalisht persa ndodhi dhe ashtu sikunder une e trajtova qe ishte nje lapsus krejt i pa qellimte, ajo arsyetoi me faktin se na eshte mesuar goja Mithat Havari çdo kohe rendi etj dhe beri ngaterrimin e emrit.

E mirekuptova plotesisht dhe u ndame te takohemi ndonje here ne studion e saj sigurisht duke trajtuar dhe rastin ne fjale.

I pa ndryshueshem qendrimi im se Rudina Xhunga eshte nje aset ne gazetarin e kulturen Shqiptare.

Duke shpresuar ne mirkuptimin e saj dhe per ndonje gje te hidhur qe une kam shkruar, ama pa qellim te keq.

Mit'hat Havari, 26 nentor 2018.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arber Pashtriku26/11/2018 13:59

Rudina Xhunga nuk është gazetare z.Havari Rudina Xhunga nuk anon majtas ajo eshte Bolshevike dhe idhtare e rregjimit me famekeq qe ka kaluar Shqiperia. Asaj i mbushen syte ne lot kur intervisten Panteren e Zeze Nexhmije Hoxhen dhe ideologun e Revolucionit 3gishtor Rexhep Qosen te dy armiq te pakompromis te se djathtes nationaliste shqiptare Rudina Xhunga rredh si shume gazetare te tjere nga Klubi i gazetes qe i ka vënë flaken Shqipërisë ne vitin 97 - gazetes Koha Jone e Nikollë Lehesit. Po ti shohesh me vemendje sot te gjithë gazetarët qe kane dale nga shkolla e djallit te "Koha Jone" kane uzurpuar median e sotme shqiptare dhe ju sherbejne dreqit e te birit por jo Shqiperise. Mit'hat Havari nese ka gjak shqiptari dhe mban emrin e kolosit te shqiptarizmës Mit'hat Frasherit duhet të distancohet nga quajtja e RXH aset gazetarie ajo eshte turp i gazetarise siç janë shumica e llumit gazetaresk shqiptar sot

t26/11/2018 13:29

S'ja keni fare idene se cfare sharlatani eshte M.Havari,

Shto koment

Denonco