Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj. Dyshimet e para

Ish-ambasadori i SHBA: E ardhmja e Shqipërisë, trishtuese

Ish-ambasadori i SHBA: E ardhmja e Shqipërisë, trishtuese

11:04, 26/11/2018
A+ Aa A-

Është rishfaqur pas shumë kohësh në Tiranë ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu, për një vizitë private.

Por duket se për ish-diplomatin e lartë amerikan në Shqipëri gjërat nuk po shkojnë, ashtu siç kishte shpresuar gjatë kohës që ishte me detyrë këtu.

Gjatë një bisede në emisionin ‘Wake Up’ në Top Channel, mëngjesin e sotëm  Arvizu ka rrëfyer përshtypjet, se si e ka gjetur Tiranën dhe Shqipërinë katër vjet pas përfundoi mandatin e tij, për t’i lënë vendin ish-ambasadorit Donald Lu.

Duke u ndalur në plagën e rëndë të emigrimit të qindra mijë shqiptarëve veçanërisht gjatë viteve të fundit, ai e komentoi këtë si një situatë të trishtë, e cila vjen më së shumti si pasojë e korrupsionit qeveritar.

‘Ky është një problem i madh. Kur isha këtu impresionohesha nga të rinjtë shqiptarë, gjimnazistët dhe kur takon njerëz me energji dhe inteligjencë, e ardhja është më e mirë.

Por nëse largohen është një problem i madh, kjo sepse ka shumë gjëra  që nuk funksionojnë siç duhet, thjeshtë nuk funksionojnë. Ndoshta nga korrupsioni. Njerëzit frustrohen dhe largohen, në SHBA, Europë.

E ardhmja juaj është e trishtuar, e di që shqiptarët e duan vendin e tyre, pavarësisht sa të frustuar janë këtu. Detyrohen të largohen për një jetë më të mirë, por shpresoj të ndryshojë kjo gjë’, deklaroi ish-amabasdori Aleksandër Arvizu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Profesori 26/11/2018 15:05

T' ju vije turp qe shpreheni keshtu!!! Ju erdhet per te cuar me tek axhenden e Sorosit ketij Hitleri te demokracive postkomuniste. Nje pyetje publike: Sa ishe ambasador u shqetesove ndonjehere per shkeljen e te drejtave te njeriut ne Shqiperine neokomuniste duke filluar nga e drejta e prones se ligjshme dhe e drejta e te persekutuarve politike? Apo ishin ceshtje jashte axhendes se Sorosit. Mos harrò se edhe ti nje sorte ishe per shtresen tone. Njemije here turp qe na rikthyet xhelatet e kuq te komunizmit.

Taulandi26/11/2018 11:40

Ku ishe ti ambasador kur perkrahje Edi Ramen nuk flisje .Turp te kesh mos te vijne fare keq per ne shko e vjell ne ndonje vend tjeter se ndoshta ben edhe atje reformen ne drejtesidhe ndihmon Sorosin si ne shqiperi.Tiro.

Shto koment

Denonco