Mbledhja Shqipëri-Kosovë acaron Vuçiçin: Kulmi i hipokrizisë!

Mbledhja Shqipëri-Kosovë acaron Vuçiçin: Kulmi i hipokrizisë!

08:53, 26/11/2018
A+ Aa A-

Takimi i qeverive Shqipëri - Kosovë sot në Pejëka acaruar presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, i cili e ka konsideruar si "Kulmin e hipokrizë".

Takimi ndodh në kulmin e tensioneve të Serbisë me Kosovën, pasi Serbia pengoi anëtarësimin e Kosovës në interpol dhe kjo e fundit u hakmorr duke i rritur Serbisë 100% taksat doganore.

“Është kulmi i hipokrizisë,- reagoi Vuçiç, -  jo vetëm për shqiptarët që jetojnë në Kosovë dhe Shqipëri, por edhe për të gjithë ata që e lejojnë një gjë të tillë”, ka thënë Vuçiç tejet i nervozuar.

Reagimi ka ardhur pasi u mësua se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e përkrahu  vendimin e Kosovës për taksa 100% mbi mallrat serbe. Rama bërime ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, foto që u publikua me mbishkrimin “100%”.

Mediat serbe e cilësua si provokim të hapur nga Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco