17-vjeçari tregon dhunën në Drejtorinë e Policisë: Provo dil prapë në protestë…

17-vjeçari tregon dhunën në Drejtorinë e Policisë: Provo dil prapë në protestë…

22:00, 25/11/2018
A+ Aa A-

Një nga protestuesit e arrestuar nga policia ditën e protestës, ka treguar tmerrin dhe dhunën që ka përjetuar në komisariat.

Ka qenë 17 vjeçari Paolo Ahmetcenaj, i cili u lirua ditën e sotme, ka treguar se si policët i bënin presin, e kërcënonin dhe e dhunonin.

17 vjeçari Ahmetcenaj, ishte në krahë të liderit të opozitës Lulzim Basha mbrëmjen e sotme gjatë protestës tek Unaza e Re, ku deklaroi se oficerët e kanë kërcënuar për të mos dalë më në protestë.

“Përshëndetje në Drejtorinë e Policisë, ka pasur dhunë fizike e psikologjike. Në fillim poshtë ku ka pasur edhe kamera, pastaj më morën veç në zyrë, më detyronin që të pranoja se kam qenë unë. Më nxirnin foto etj.

Gjatë shoqërimit nuk kam pasur dhunë, por në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë ka qenë komplet tjetër. Aty ka pasur dhunë.

Më kanë goditur tek qafa dhe te faqet. Kur më godisnin, erdhi një oficer tjetër e tha lëreni se ky na hap punë se është i vogël. Pastaj përballë disa oficerëve më pyetën nëse do të them gjë për dhunën, dhe duke parë se ishin shumë e mund të më rrihnin sërish, thashë jo.

Më kanë dhunuar e më kanë kërcënuar. Më thonin ti je cub. Bëje provë dil prap. Nëse i kam para mund t’i njoh. Dhunën e kam treguar tek psikologia e dytë, se të parën ma ndërruan”, tha 17-vjeçari para kamerave në krah të Lulzim Bashës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco