Propozimi i Bodes/ Vasili, Ramës: Ti je një gënjeshtar i paturp, të padit dhe pastaj të gradon

Propozimi i Bodes/ Vasili, Ramës: Ti je një gënjeshtar i paturp, të padit dhe pastaj të gradon

17:57, 25/11/2018
A+ Aa A-

Kreu i grupit parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar pasi kryeministri Rama propozoi, ish-ministrin e Financave, Ridvan Bode, për anëtar të Këshillit Mbikëqyrës  të BSH-së.

Vasili shkruan se e dinte që Rama ishte gënjeshtar edhe gjatë kohës që ai akuzonte Boden për krizën financiare, apo për rrugën Durrës-Kukës.

Sipas Vasilit Rama është një gënjeshtar i paturp, i cili të padit dhe më pas të gradon.

Ja postimi i Vasilit:

Kryeminister i paturp dhe i korruptuar,i padit pastaj i gradon.

Kur ky kryeminister i paturp padiste ne prokurori dikur ish.ministrin Bode isha i bindur qe bente estrade dhe nuk besoja asgje qe thoshte.

Isha i bindur qe ishte genjeshtar!

Isha i bindur qe ishte i pacipe!

Isha i bindur edhe qe ishte i korruptuar!

Dje e padiste ne prokurori Boden per kredine e rruges Durres Kukes,e padiste ne prokurori Boden edhe per privatizimin e OSSH, e akuzonte Boden edhe per llotarine kombetare,e bente Boden fajtoredhe per greminen financiare dhe borxhin 700 milion euro.....por sot e propozon per keshillin e Bankes Shqiperise.

Ky eshte turpi qe qeveris vendin.

Fiksojeni ne mendje miq:mos e besoni se eshte genjeshtar i lindur,eshte i korruptuar, eshte edhe i paturp dhe asgje me shume.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Koli25/11/2018 20:35

Bode i akuzuar publikisht per fshehje te borxhit te brendshem , keqmenaxhim te financave publike ,korrupsion etj pikerisht nga ky kryeminister qe sot per profesionalizem e propozon te mbikqyre sistem bankar po i quaj akuza politike , me kujton Saliun qe shprehej per Nanon se akuzat ishin loje politike ,por te propozohet znj Popa ish drejtuesja e AZHBR te mbikqyre sistemin bankar eshte fundi. E dine mire fermeret se çfare tarifash aplikonte per çdo financim.Kesaj i thone qe lufta ndaj korupsionit dhe te korruptuarve eshte vetem demagogji.

Angelo25/11/2018 19:21

Po kushedi kush ka ndërhyre nga Rakicka per Ridvanin ;) Trimi i mire me shoke dhe leka shume... Ka edhe gocen atje ne BSH KY bide? ;)

I deleguari25/11/2018 19:06

Zoti Vasili, me vjen keq, por reagimi juaj eshte naiv! Per ate pune qe Edvini e ka zgjedhur, Bode eshte fiks fare. Eshte tjeter gje nqse eshte apo jo I afte, eshte apo jo I korriptuar, eshte apo jo i PD!

Shto koment

Denonco