VIDEO/ Basha: Nesër do të publikojmë të tjera fakte se si Rama po bën një megavjedhje në Unazën e Re

VIDEO/ Basha: Nesër do të publikojmë të tjera fakte se si Rama po bën një megavjedhje në Unazën e Re

17:25, 25/11/2018
A+ Aa A-

Kreu i opozitës Lulzim Basha i është bashkuar sërish mbrëmjen e sotme protestës së banorëve tek Unaza e Re, ku i ka bërë apel policisë që të mos përdoren nga politika dhe të dhunojnë të shoqëruesit pasi do të përgjigjen para ligjit.

Ai tha se PD do të publikojë të tjera dokumente që tregojnë se në Unazën e Re nuk ka projekt po një megavjedhje.

‘Ky është degjenerimi total i qeverisë së Edi Ramës që mban në burg protestuesit, të cilët mbahen aty si të burgosur politik nga qeveria, që nuk fut në burg kriminelët por ata që mbrojnë shtëpitë e tyre. Kemi një kryeministër i cili është përfshirë në një aferë korruptive për të cilën nesër PD do të nxjerrë të tjera prova se sa e madhe është vjedhja. Arrestimi dhe keqtrajtimi i të burgosurve nuk duhet anashkaluar nga media. Ne i kemi kërkuar avokatit të popullit të hetojnë rastin. Protestuesit nuk kanë pranuar të pranojnë para avokatit të popullit, shikoni se si e përdor frikën Edi Rama dhe disa banditë të tij në polici. E ka çuar në këtë shkallë vendin saqë të arrestuarit kanë frikë të pranojnë para policisë se janë rrahuar. Policët që kanë ushtruar dhunë mbi protestuesit do të përballen me ligjin. Tashmë që është zbuluar se kjo është një skemë vjedhjeje është e domosdoshme që të gjithë ti shkojnë deri në fund zbulimit të kësaj vjedhjeje sepse njerëzit që janë pjesë e kësaj skeme duhet ta dinë se nuk do ja hedhin paq, qofshin këta edhe sekserë apo biznesmenë. Edi Rama të ë tërhiqet nga kjo vjedhje dhe do të përgjigjet par ligjit’, deklaroi Basha.

Deklarata e plotë:

Ne ndërhymë dhe I kërkuam Avokatit të Popullit që të hetonte rastin dhe si Paolo (Ahmetcenaj) ashtu edhe të shoqëruar të tjerë, nuk kanë guxuar të pranojnë para përfaqësuesve të Avokatit të Popullit. Imagjinoni, Avokati I Popullit është aty për të konstatuar shkelje të të drejtave të të shoqëruarve, për të konstatuar raste dhune dhe për ti çuar ata për ndjekje penale.

Shiko ku ka arritur Shqipëria. Shiko se si e përdor frikën Edi Rama dhe disa banditë të tij në polici, nuk them gjithë policët, por disa banditë të tij po.

E kanë sjellë në këtë shkallë vendin që pretendon të hapë negociatat me BE-në, sa të shoqëruarit kanë frikë të pranojnë para Avokatit të Popullit që janë dhunuar.

Analizojeni me kujdes këtë moment. Dhe kanë keqtrajtuar një 17-vjeçar, kanë rrahur një 17-vjeçar, imagjinoni se çfarë mund të ndodhë me të tjerët.

Flet Paolo Ahmetcenaj, 17 vjeç, një nga personat e shoqëruar dhe dhunuar nga policia

Ka ardhur Avokati i Popullit tek qelia dhe më ka pyetur dhe sinqerisht nuk e kisha…, ishte dita e parë që kasha ndjerë një lloj presioni që kam qënë rreth 12 orë duke u dridhur, sa nuk pata guxim ti thoja se më kanë goditur.

Pyetje: Psikolog ka pasur kur je marrë në pyetje?

Po, psikologu I parë ka qënë tek Komisariati nr.1 dhe më ka ardhë dhe njëherë tek drejtoria e policisë, ka qënë pothuajse inekzistent.

Pyetje: A ja the psikologut që je dhunuar?      

Po, ja kam thënë psikologes së dytë se më është ushtruar dhunë.

Pyetje: E mbani mend atë që ju dhunoi?

Po. Të parit ia mbaj mend, se duke e pasur dy orë para syve, në atë moment mendova ta  fiksoja. Me e pa tani si njeri  e njoh.  

Pyetje: Çfarë të tha? Mos dil në protestë?

Ti je cub! Do e paguash, dënohes e pakta 10 vite burg. Bëjë provë e dil prapë.

Pyetje: Ke shenja dhune në trup?  

Jo, ditën që më është bërë dhuna të skuqura dhe një të nxirë këtu ( tregon nofullën) , dmth jo komplet faqja por një pjesë këtu. Thjeshtë nuk ka pasur kush me I pa.

Basha: Ju ftoj që ju si media të bëni gjithçka për të investiguar këtë çeshtje. Me të gjithë ata që janë përgjegjës për dhunimin e të drejtave elementare të të drejtave të njeriut dhe me shkeljen e ligjit, me keqtrajtimin e të të shoqëruarve.  Këto gjëra janë të dënueshme nga Kodi Penal. Policët që kanë ushtruar dhunë mbi këtë 17-vjeçar dhe mbi çdo të shoqëruar duhet të përballen me ligjin dhe herët a vonë unë I garantoj se do të përballen me ligjin. Por, ju ftoj si media të bëni gjithçka që ta hetoni  këtë në rolin tuaj si media, për të nxjerrë përgjegjësitë dhe për të vënë para përgjegjësisë të gjithë, eprorët e tyre, ministrin e brendshëm dhe kryeministrin që janë frymëzuesit e kësaj dhune ndaj të shoqëruarve në shkelje totale të ligjit.

Mesazhi I dytë që doja të jepja është ky: Tashmë që është zbuluar që kjo aferë është një skemë vjedhje, vjedhje pa precedent dhe se duan të ju prishin shtëpitë këtyre dhe ti nxjerrin mes katër rrugëve, vetëm për të mbushur xhepat e tyre, është e domosdoshme që të gjithë, jo vetëm banorët, jo vetëm opozita, por edhe mediat ti shkojnë deri në fund zbulimit të kësaj skeme vjedhje. Kjo sepse njerëzit që janë bërë aksesorë të Edi Ramës, që  është projektuesi I kësaj vjedhjeje duhet ta ndjejnë se asnjëri prej tyre nuk do të ja hedhë paq. Të gjithë ata, çfaëdo qofshin: binzesmenë që kanë pranuar të jenë pjesë e kësaj skeme zhvatje, sekserë kushdo që të jenë duhen demaskuar me emër dhe mbiemër para publikut.

Dhe së dyti: dëgjojini banorët, në fillim edhe unë erdha këtu me idenë se këta duhet të dëmshpërblehen, por me faktet që kanë ardhur në vëmëndjen tonë, një pjesë prej të cilave do ti bëjmë publike nesër , është e qartë se ky projekt korruptiv nuk mund të vazhdojë asnjë centimetër.

Asnjë centimetër!

Prandaj përsëris edhe njëherë atë që thashë dje qytetarëve përmes konferencës për shtyp: Edi Rama duhet të tërhiqet urgjentisht nga ky projekt megavjedhje dhe të japë përgjegjësi deri në një për dëmin material, moral dhe shpiërtëror që u ka shkaktuar këtyre mijëra familjeve prej më shumë se tre javë.

Pyetje: Thatë se keni fakte, zoti Basha, a do ja çoni Prokurorisë?

Basha: Prokuroria, po jua them edhe njëherë: nuk ekziston, nuk ka prokurori, se po të kishte prokurori ky djalë këtu që u rrah, ata që e kishin rrahur duhet të kishin frikë nga prokurorët.

Po të kishte prokurori do të kishte nisur hetimi: Çfarë është ky projekt? Si është tenderuar? Si është e mundur që u kap vlera 20 milionë euro, kur në anën tjetër vlera për kilometër për të njëjtin projekt, ndërtuar nga e njëjta kompani Salillari, është 8.5 milionë euro? Me të njëjtat parametra! Si ka mundësi? Atje nuk ekzistonte rruga, atje duhej të shembeshin disa objekte. Nuk kishte shtrat rruge, ndërsa këtu ekziston.

Si ka mundësi atje 8.6 milionë euro për kilometër dhe këtu 20 milionë euro për kilometër? Si ka mundësi  që futen dy kompani për çdo lot, ku kompania e dytë gjithmonë tërhiqet pa dhënë çmim dhe e para jep çmim të plotë?

Sepse ky është një Pazar, një aferë, një vjedhje projektuar nga Edi Rama dhe nga Damian Gjiknuri.

Po të kishim një prokurore sot dhe jo një kamikaze politike të Edi Ramës, do të kishte njoftuar jo sot, as dje, po tre javë përpara kur nisën protestat këtu, hapjen e hetimeve kryesisht.

Pra, të thuash pse se denoncon opozita mendoj se është një pyetje e gabuar. Mendoj se pyetja është se: pse nuk ka hap hetimet prokuroria? Verjani mikofonin Arta Markut dhe thojini se pse nuk I ka hapur hetimet atje ku gjithë Shqipëria ka parë se kjo është një vjedhje ashiqare.

20 milionë neuro për kilometër! Shikoni. Ulini kamerat në asphalt, shikojeni: një gisht (vendos gishtin mbi asalt) 2 mijë euro. Një gisht asfalt do të jetë 2 mijë euro.

Merreni dhe hetojeni si media. Dhe për të bërë këtë vjedhje duan të nxjerrin këta njerëz nga shpia.

Vjedhjen Edi Rama e ka kthyer në art. PPP-të janë skema më e sofistikuar e vjedhjes. Vjedhje me inceneratorët e Arben Ahmetajt që janë të regjistruar në parajsa fiskale. Edhe këtu një nga kompanitë është e regjistruar në parajsa fiskale, në ishujt Seishell më duket. Pra, vjedhjen e ka kthyer në art.

Por, drama këtu është e dyfishtë, se jo vetëm po vjedh por që të vjedhë këto para do të nxjerrë këta njerëz nga shtëpitë, ti lerë pa ship.

Pyetje: Drejtori I ARRSH thotë se janë 75 përqind vepra arti në sheshin Shqiponja…

Basha: Mashtrojnë! Sheshi Shqiponja? E keni fjalën për atë që do bëhet? Ai mund ta bëjë edhe 150 milionë euro, po këtu në këtë vend ka disa standarte projektimi dhe në vende të tjera ndërtohen vepra të tilla të ngjashme dhe do të shikoni se kjo është një megavjedhje. Të gjitha të tjerat bëhen për të mbuluar megavjedhjen.

Edhe vetë mënyra sesi është tenderuar objekti do të ja ndjeni krismën. Është tenderuar pa pasur një project të plotë, të detajuar, pa konsultim public që është në shkelje të ligjit, pa leje ndërtimi. Secili prej këtyre elementëve do të mjaftonte që prokuroria të niste hetimet e të fuste në qeli gjysmën e ARRSH-së. Nuk ka ndodhur asnjë nga këto! Pse? Sepsenë vjedhje është përfshirë I pari. I pari është përfshirë në vjedhje. Edi Rama është përfshirë drejtëpërdrejtë në këtë vjedhje dhe për të mbrojtur këtë vjedhje ka përdorur dhe policinë. Ka përdorur policinë për të brutalizuar qytetarët që në fund të fundit për çfarë kanë dalë? Për të mbrojtur shtëpitë e tyre. Imagjinoni, jut ë gjithë keni një shtëpi tuajën ose të prindërve. Imagjinoni, është futur në shtëpitë e tyre për të realizuar vjedhjen dhe flet nga mëngjesi deri në darkë për karrige.

Karrige, karrige, tepsinë, karrige. Ky është preokupimi I tij I vetëm. Për tepsinë dhe karrigen është gati ti vërë flakën Shqipërisë.

Kjo e bën këtë protest, jo vetëm potestë për të mbrojtur shtëpitë e tyre, por për të mbrotjur shtëpitë e çdo shqiptari nesër. Sepse një njeri që arrin për tepsinë dhe për karrign e tij të ju prishë shtëpitë, apo të mendojë të ju prishë shtëpitë këtyre, nesër nuk do të ndalet para asnjë gjëje. Dhe kjo e gjitha ndodh në një kontekst kur nuk ka institucione. Nuk ka gjykata, prokuror. Të gjitha janë në një dorë të një diktatori të korruptuar.

Ndaj kjo protest ka një dimension kombëtar dhe është një këmbanë alarmi për të gjithë, për çdo qytetar, për intelektualët, median e lirë, për gazetarët, për ndërkombëtarët.

Prandaj është një vijë e kuqe edhe për Partinë Demokratke dhe për opozitën, psepse këtu po ndodh diçka e paprecedentë në Ballkan. Për të vjedhur 40 mlionë euro duan të shembin shtëpitë e shqiptarëve. A ka krim më të madh se ky?!

Ndaj do të jemi këtu në krah të tyre. Ata kanë marrë një vendim: Nuk do të pranojnë më asnjë hap të mëtejshëm, asnjë përçapje të mëtejshme, ata do të mbrojnë më të gjitha mjetet shtëpitë e tyre. Nëqoftëse më përpara ata flisnin për dëmshpërblime, tani që e kanë kuptuar se e gjitha kjo është një vjedhje, që nuk bëhet për qytetin dhe asnjë project zhvillimi, por bëhet për të mbushur xhepat e Edi Ramës në prag të zgjedhjeve dhe për të dorovitur ndonjë media, ata janë të vendosur të qëndrojnë këtu. Të qëndrojnë këtu dhe të mbrojnë me çdo kusht banesën e tyre, shtëpinë e tyre, vatrën e tyre.

Është detyra e cdo shqiptari të qëndrojë me ta dhe pranë tyre.

Faleminderit!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Edlir Rameta25/11/2018 20:31

O Lul Palla more leri faktet,ore Lul palla je kthyer ne legenin e Edvin Droges sa here i vjen per te dhjere sepse taniveshte zene kaps te theret ty Lul legeni,populli ngrihet qe ta mari zvarre EdvinKristaq zvaranikun kurse ti Lul Palla ne vend te organizosh opoziten qe te dilni ne protesta me popullin na tregon perallat e ema e zeqos ne maje te thanes.O Lul Palla mos more mos bej bej lojen e G.Sorosit dhe mban akoma ne pushtet Edvin Drogen,o Lul Palla u kenaqe me 15 milione euro qe more nga Edvin droga per kompesimin e hotelit qe Edvin droga ta hodhi ne det dhe tani ben lojen e tije.Po normal 15 milione euro jane goxha para sikur hoteli i vjehrit tend Lul Palla te ishte ne Majami dhe jo ne vlore.O Lul Palla o dili per zot opozites dhe popullit ose Lulush hap krahun ndonje demokrati te ndershem qe ska bere vjerin me hotel.

O legen25/11/2018 18:00

Po publikoi sot pse neser . Se jeni ju legenat prandaj u katandisem te ky hajvoni drogaxhi

Shto koment

Denonco