Pasardhësi i Kotzias i bindur: Do të zgjerojmë ZEE-në në detin Jon

Pasardhësi i Kotzias i bindur: Do të zgjerojmë ZEE-në në detin Jon

16:45, 25/11/2018
A+ Aa A-

Ministri Plotësues i Jashtëm grek, Georgios Katrugalos, ka deklaruar ditën e sotme se Greqia do të promovojë ligjorit zgjerimin e territorit të saj detar në Jon.

Në një intervistë të gjatë ditën sotme, ministri grek theksoi se ashtu siç pati deklaruar dhe kryeministri Tcipras, pas informimit të partive të tjera, Greqisë i lind e drejta të promovojë zgjerimin në det, të drejtë të cilën ja njeh dhe konventa mbi të Drejtën në Det.

Vendimi për zgjerimin e territorit detar në Jon dhe Egje, nga Athina, ishte deklaruar fillimisht nga ish-ministri i Jashtëm Nikos Kotzias, gjatë ceremonisë së dorëzimit të portofolit të tij pas dorëheqjes, e kishte ngjallur reagime brenda dhe jashtë vendit.

Deklarata e sotme e ministrit plotësues të Jashtëm të Greqisë vjen të vërtetojë faktin se, kreu i qeverisë Alexis Tsipras ndryshoi strategjinë në këtë çështje madhore, duke çuar më parë vendimin për diskutim në Parlament dhe më pas në konsultime me presidentin e vendit, nga i cili duhet edhe të kalojë për nënshkrim dekreti në fjalë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco