Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

FOTO/ Meta merr pjesë në përurimin e shtatoreve të udhëheqësve të Lidhjes së Prizrenit

FOTO/ Meta merr pjesë në përurimin e shtatoreve të udhëheqësve të Lidhjes së Prizrenit

16:24, 25/11/2018
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë sot në përurimin e shtatoreve të udhëheqësve të Lidhjes historike të Prizrenit.

Me rastin e 140-vjetorit, në Kompleksin Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit u përuruan pasditen e së dielës shtatoret e tre udhëheqësve historikë të saj: Ymer Prizrenit, Abdyl Frashëri dhe Sylejman Vokshit.

Në veprimtarinë që u organizua nën kujdesin e veçantë të Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj në kuadër të festimit të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit, Skënderbeut, ishin të pranishëm edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ministrave të kabineteve qeveritare të Kosovës e Shqipërisë, etj.

Në përshëndetjen e tij, Presidenti Meta theksoi: “Për mua është një nder dhe kënaqësi e veçantë që të jem sot në Prizren vetëm pak muaj pasi përuruam fillimin e përpjekjeve për vendosjen e këtyre shtatoreve. Shpreh kënaqësinë që në një kohë kaq të shpejtë është realizuar kjo vepër e jashtëzakonshme dhe e shkëlqyer.

Dua të përshëndes qeverinë e Kosovës, por edhe të gjithë artistët, të cilët kontribuuan që Ymer Prizreni, Sylejman Vokshi dhe Abdyl Frashëri të "rikthehen" në Prizren dhe me këtë rast, të na bashkojnë të gjithëve për të nderuar atë akt të jashtëzakonshëm që ata kryen 140 vite më parë.

Aq më tepër që jemi mbledhur në një ditë nëntori, në një atmosferë të jashtëzakonshme të festave tona, të cilat lidhen jo vetëm me këtë Vit Mbarëkombëtar të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit, Skënderbeut, por njëkohësisht edhe me 110-vjetorin e Alfabetit të njësuar të Gjuhës Shqipe dhe natyrisht, edhe me festën tonë, që na bashkon të gjithë shqiptarëve kudo në gjithë botën, me atë të 28 Nëntorit, Festën e Flamurit Kombëtar.

Faleminderit të gjithëve për këtë angazhim mjaft serioz! Le të përfitojmë nga ky çast për të bërë thirrje të forcimit të bashkëpunimit, dhe të bashkimit të të gjithë shqiptarëve në interes të prosperitetit të kombit tonë, por njëkohësisht edhe të përpjekjeve të përbashkëta të të gjithë shqiptarëve për forcimin e perspektivës sonë europiane dhe të gjithë popujve të tjerë në këtë rajon!”.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Sazan Skuka25/11/2018 18:15

    Si nuk arrini vetem njehere te tregoheni te drejte me historine. Ju kane mbetur ne mendje dhe memorje vetem historografia komuniste,nderoni vetem nje pjese te tyre dhe harroni udheheqesin e saj te zgjedhur ILIJAZ PASHE DIBRA(QOKU).

    lali25/11/2018 17:35

    Po si ka mundesi more njerez. Sa here qe ka levizje ketu shoku president merr rruget per te inauguruar cdo gje, nuk e kam per lidhjen e prizerenit. Por ka nja dy jave qe mbeti rrugeve te ballkanit e ku di une. Te vetmet dite qe ka qene prezent ne atdheun e tij keto kohe kane qene dy momente, refuzimi i ministrit te permrenshem, dhe lepirja e beshtymes se vet "dekretimi" i te permrenshmit. O shoku president gruja jote po akuzon kryeministrin per megavjedhje, po ti ku je si garant i kushtetuetshmerise..... E ke vene ne levizje prokurorine per kete fakt apo duhet te pranosh te hetohet gruja jote per shpifje?????? Nese nuk e leviz gishtin ti o president do te konsiderohesh njesoj bashkefajtor dhe bashkevjedhes me banden e hajduteve me pushtet.....

    Shto koment

    Denonco