Protestë sot para Gjykatës së Tiaranës, banorët e arrestuar marrin masën e sigurisë

Protestë sot para Gjykatës së Tiaranës, banorët e arrestuar marrin masën e sigurisë

09:24, 25/11/2018
A+ Aa A-

Protestuesit e arrestuar nga Policia për revoltën e tyre para Kuvendit të enjten dalin sot para Gjykatës së Krimeve të Rënda për të marrë masën e sigurisë.

Janë 11 persona, 6 për të cilët Prokuroria ka kërkuar arrest me burg dhe për të tjerët detyrim paraqitje.

Ndaj, pritet që në orën 11:00,  protesta e banorëve të Unazës së Re sot të zhvendoset para Gjykatës së Krimeve të Rënda për të kërkuar lirimin e djemve të tyre. Kjo do të shënojë ditën e 22 të protestës.

Protestuesit për të cilët prokuroria do të kërkojë arrest me burg janë; Fluturim Goleci, Ruzhdi Daci, Marsel Velillari, Dorjan Protoduari, Amarildo Sinanaj dhe Shpati Bilbilaj. Ata akuzohen për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike” e kryer në bashkëpunim.

Në këtë protestë u lënduan shumë qytetarë që kërkonin kompensim për banesat e tyre në Unazën e Re dhe disa policë. Ndërmjet tyre, edhe efektivja Ina Nuka, së cilës i shpërtheu në duar një kapsollë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco