Vendimi i Metës: Asnjë amnisti për dhunuesit e grave

Vendimi i Metës: Asnjë amnisti për dhunuesit e grave

08:18, 25/11/2018
A+ Aa A-

Në ditët kur të dënuarit në burgjet e vendit presin me ankth amnistitë që bëhen zakonisht në fund të vitit, Presidenti Ilir Meta i ka shuar shpresat e një pjese të tyre e pikërisht të atyre që kanë dhunuar familjarët e tyre, bashkëshorten, nënën, babanë, fëmijën.

“Përsëris qëndrimin tim të palëkundur për të mos amnistuar asnjë të dënuar për vepra penale të dhunës në familje”, ka shkruar Presidenti Ilir Meta sot në Facebook, në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave.

“Dhuna fizike e verbale ndaj grave dhe vajzave është dobësi! Nuk është burrëri! – ka shkruar Meta. - Është një plagë e shenjë turpi për shoqërinë, një pengesë e madhe për zhvillimin gjithëpërfshirës, të barabartë dhe të qëndrueshëm.

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave i bashkohem fushatës botërore "Ta ngjyrosim botën portokalli" duke i dhënë sot në mbrëmje këtë ngjyrë Institucionit të Presidencës.

Përsëris qëndrimin tim të palëkundur për të mos amnistuar asnjë të dënuar për vepra penale të dhunës në familje.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco