Tenori i njohur lëshon 'bombën' në Syri.net: Të jesh artist në Shqipëri njëlloj si të jesh skllav, ja si e ka dënuar Rama artin

Tenori i njohur lëshon 'bombën' në Syri.net: Të jesh artist në Shqipëri njëlloj si të jesh skllav, ja si e ka dënuar Rama artin

18:51, 24/11/2018
A+ Aa A-

Tenori i njohur, Rudi Sata i ftuar në studion e lajmeve të Syri.net, ka lëshuar një deklaratë të fuqishme duke thënë se ligji për artin në Shqipëri është totalitar.

Sipas tij si Rama ashtu dhe Ministrja Kumbaro nuk kanë bërë asnjë ligj për artin, thjeshtë e kanë totalizuar atë.

Sipas tij të jesh artist në Shqipëri do të thotë të jesh skllav.

Të jesh artist në Shqipëri duhet të bësh një sakrificë shumë të madhe, pasi duhet të përballesh dhe me presionin kriminal që vjen nga politika. Artisti është shndërruar në skllav. Institucionet janë kthyer si prokurori e krimeve të rëndë. Unë ja kam thënë edhe në sy Kumbaros, je një ngelëse në klasë, ligji për artin nuk përmbush asnjë kriter të Bashkimit Europian. As më shumë as më pak në përmbajtje të neneve buron një sistem totalitar. Rama flet për bashkëqeverisje, por ligji për artin është dhunë dhe terror për artistët.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco