Sata në Syri.net: Do të jem në oponencë me çdo qeveri, fajin e ka njeriu jo sistemi

Sata në Syri.net: Do të jem në oponencë me çdo qeveri, fajin e ka njeriu jo sistemi

18:46, 24/11/2018
A+ Aa A-

I ftuar në studion e lajmeve të Syri.net, ishte i ftuar Tenori, Rudi Sata, njëherësh edhe Zv.kryetar i Sindikatave të Pavarura të Artistëve Shqiptarë.

I pyetur nga moderatori Alen Xhelili, në lidhje me Sindikatat dhe punën e tyre, Sata u përgjigj se ka shumë për të bërë. Ndërkohë që Sata ka replikuar edhe me kryeministrin rreth një batute të këtij të fundit i cili tha kur erdhi në pushtet se fajin e ka sistemi dhe jo njeriu.

‘Unë jam Nën.kryetar i Sindikatës së Pavarur të Artistëve. Unë gjej vend për të korrigjuar tek Sindikatat. Unë kam ardhur me një plan strategjik në këtë pozicion, do të jem gjithmonë në oponencë me çdo qeveri. E mbani mend atë që tha Rama: Ne do bëjmë sistemin. Por kush e bën sistemin, pra këtë e bën njeriu. Pyetja ime është e drejtpërdrejtë, cili është njeriu këtu në Shqipëri? Për mua njeriu këtu është për fat të keq në kriteret më minimale për të qenë si ata që janë në BE’, tha Sata.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco