Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Hetim për stafin e punësuar në universitete

Hetim për stafin e punësuar në universitete

07:27, 24/11/2018
A+ Aa A-

Ministria e Arsimit ka vendosur të nisë hetim në lidhje me pedagogët dhe stafin në tërësi të punësuar në universitete, pasi sipas ligjit nuk duhet të ketë më shumë se 33% staf në raporti me numrin e studentëve.

Ky vendim i ministrisë erdhi pas kërkesës që kanë bërë universitete për rritjen e fondit për pagat e pedagogëve.  Ligji parashikon që çdo universitet të në raport me numrin e studentëve të mos ketë më shumë se 33% staf.

Ishte Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla që e deklaroi dje këtë hetim, kur po diskutohej buxheti i Arsimit 2019 në komisionin e Ekonomisë.

"Ne jemi duke investiguar dhe duke monitoruar, - tha Nikolla, -  gjithë punën që kanë bërë qoftë bordet e administrimit, administratorët, por qoftë edhe linja akademike, rektor, dekan, shefat e departamentit, atë që është struktura e universitetit sepse na rezulton që në disa universitete publike është tejkaluar norma e punonjësve administrativë apo punonjësve ndihmës akademikë mbi 33% sa ç ‘parashikon ligji, gjë që pamundëson buxhete që lidhen qoftë me kërkimin, zhvillimin, qoftë edhe me pagën e pedagogëve”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco