Basha: Rama pëllet e nxjerr banorët nga shtëpitë, qytetet qeverisen nga krimi

Basha: Rama pëllet e nxjerr banorët nga shtëpitë, qytetet qeverisen nga krimi

23:04, 23/11/2018
A+ Aa A-

Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku pati shkëmbim me armë zjarri si dhe një shpërthim të fuqishëm, ka ardhur dhe reagimi i kreut të opozitës Lulzim Basha.

Përmes një statusi në Facebook, Basha thekson se policia është e angazhuar të mbrojë vjedhjen 40 milionë eurosh të Ramës dhe krimit, ndërkohë që në çdo qytete të Shqipërisë po rrezikohet jeta e qytetarëve nga aktet mafioze.

Ja reagimi i plotë i Bashës:

Kur i gjithë shteti dhe policia janë vërsulur të nxjerrin banorët nga shtëpitë e tyre për vjedhjen 40 milionë Euro të Edi Ramës te Unaza, qytetet e Shqipërisë qeverisen nga krimi. Përsëri atentat me tritol dhe përleshje me armë sonte në Vlorë, në vazhdën e atentateve dhe përplasjeve mafioze që kanë përpirë gjithë vendin në Tiranë, Shkodër, Durrës, Elbasan dhe kudo.

Ndërsa Edi Rama sulmon si i lajthitur të gjithë ata që mendon se po i rrezikojnë paratë dhe burgos edhe fëmijët dhe nënat që luftojnë për të mbrojtur shtëpitë e tyre, krimi po vret Shqipërinë.

Sepse për Edi Ramën kriminelë janë ata që i kërcënojnë tepsinë. Shikojeni si pëllet i tmerruar se duan t’i marrin karriken, tepsinë, paratë e vjedhura. U merr shtëpitë njerëzve të dëshpëruar, por ulërin si i çmendur se duan t’i marrin karriken. Hajdut dhe i çmendur!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Sinqeritet24/11/2018 08:54

1-Kukell luul,je larg realitetit 2-Ju qe nuk na dhate ne, pronat me tapi mijra pronareve,ju dogj barku per shpellaret me sqepar ne brez, qe uzurpuan Tironen nen hunden e madhe ,te dores qe ju leviz ju si ne teatrin e kukllave. 3-Pas vrasjes te Arben Broxit,Azem Hajdarit edhe dhjetrave te tjereve te zot,psikopati mafjoz ju rekrutoi ju kuklla te bindura ,qe ju shkul veshet per nate se s'po shikon ndonje arkivol qe te filloje rremujen,me gjithe se futi arsenalin e tij te rrugacerise (qe nuk banojne ne unaze) 4-Vertet na vjen keq ,por persa kohe PD te komandohet nga S. B.ne s'fitojme kurre.E provuam me BE.Tani dhe populli s'na beson me , dhe nuk na ndjek me prirjet e rrugaceve. Demokracia ka rruge te tjera per te ngritur moralin lart si ne Dhjetor.

Sinqeritet24/11/2018 08:21

1-Koqe Vasili,gjete Rakipin si tenxherrja kapakun,te dyve ju mungojne 3 vitet e para.Te dy me horizont 2m.Te dy jeni rritur ne banalitet dhe kjo eshte farsa juaj. 2-Ti mundohesh t'ja besh hyzmetin asaj karrigeje ,por te ka ikur lekura dhe pellet si gomari. 3-Nuk e di ne c'pyll je rritur ,c'fare njohuri ligjesh ke,ne c'vend demokratik mbeshtetesh dhe c'fare rruge fshati ideje ke? 4-Per hir te karieres tende qe vjen ere(mjerr kush ka votuar per ty)ti nuk je i sinqerte per mijra pronare te ligjshem me tapi qe PD i la me gisht ne goje dhe ju vrau endrat e Dhjetorit,por per hir te karriges mbron ata ,qe ne menyre te paligjshme me nje sqepar ne brez ozurpuan Tironen dhe ndertuan paleje.Mos ishin ne pronat e babajt,e saLESHserbit apo te tyteti. 5-Tirona eshte kryeqytet Europe,dhe do te behet sic eshte me e mira.Me ligjet demokratike te USA dhe BE.(kush vjen pa ftuar,e gjen pa shtruar)Shpellaret te ndertojne ne pronat e tyre. 6-Ty jo se tu dogj barku per ta,por e ben per te thene qe ja jam dhe une(si cutja qe i vinte grada vetes) 6-Ti ,dhe banali tjeter Rakipi si vini as ne gishti i thoit te kembeve Edit.Ai as qe pjerth per ju, se ka mbeshtetjen e popullit.

Shto koment

Denonco