Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Manjani: Fajtor i dhunës Rama, janë prerë koka, jo thjesht gishta në shoqëri ku ka gjuhë urrejtjeje

Manjani: Fajtor i dhunës Rama, janë prerë koka, jo thjesht gishta në shoqëri ku ka gjuhë urrejtjeje

09:14, 23/11/2018
A+ Aa A-

Ish Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar në një shenim në faqen e tij në facebok kundër gjuhës raciste të kreut të qeverisë.

“Janë prerë koka, jo thjesht gishta në shoqëri ku gjuha e urrejtjes ka qenë prezente”.

“Ndaj fajtor i dhunës së djeshme është gjuhëlëshuari Edvin Rama”, shkrian Manjani

Ja postimi i plotë i ish Ministrit:

Gjuha rraciste, që nxit urretje ndërmjet njerëzve dhe përçarje sociale është e papranueshme!

Kur këtë gjuhë e përdor Kryeministri është edhe me e rëndë!

Kur Kryeministri është i një vendi anëtar i Këshillit të Europës dhe NATOs, situata bëhet ndërkombëtarisht e rëndë!

Kjo lloj gjuhe në Europë është përdorur për herë të fundit në prag dhe gjatë luftës së dytë botërore. Pas luftës perëndimi e ndaloi rreptësisht përdorimin e kësaj gjuhe.

Janë prerë koka, jo thjesht gishta në shoqëri ku gjuha e urrejtjes ka qenë prezente.

Ndaj fajtor i dhunës së djeshme është gjuhëlëshuari Edvin Rama.

Me këtë gjuhë përçarje kërkon të fshehë krimin financiar të radhës: zifti të Astiri del më shtrenjtë se floriri!

Ky quhet ABUZIM i pastër!

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco