Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Kuvendi miratoi në parim Buxhetin 2019 dhe paketën fiskale

Kuvendi miratoi në parim Buxhetin 2019 dhe paketën fiskale

08:26, 23/11/2018
A+ Aa A-

Kuvendi miratoi në parim mbrëmjen e 22 nëntorit 2018, në seancë plenare, "Buxhetin për vitin 2019" dhe projektligjet e paketës fiskale që e shoqërojnë atë. burimet zyrtare të kuvendit njoftuan se 

Seanca filloi diskutimet për  projektligjin “Për  buxhetit e vitit 2019” dhe projektligjet e paketës fiskale që e shoqërojnë atë. Në emër të grupit parlamentar të Partisë Socialiste foli deputeti z. Erjon Braçe, i cili tha se nga 1 janari i 2019 do të aplikohet shkalla e TVSH zero për të gjitha inputet bujqësore dhe do kalohet nga skema e kompensimit të prodhuesit bujqësor në skemën e TVSH zero për farat, plehrat dhe çdo lloj tjetri inputi Gjithashtu Braçe foli edhe për rishikimin e pagës minimale me qëllim rritjen e fashës nga 30 mijë lekë që është aktualisht.

Ky projektligj u miratua në parim me 77 vota pro.

Gjithashtu, seanca e sotme plenare votoi dekretin e Presidentit të Republikës nr. 10.957, datë 16.11.2018 “Për emërim të ministrit të Brendshëm” z. Sandër Lleshaj, i cili u votua me 77 vota pro.

Po ashtu, u votua me 77 vota pro për zgjedhjen e deputetit z. Fatmir Xhafaj anëtar i komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Seanca i mbylli punimet rreth orës 19:30. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco