Taksa 100% mbi produktet serbe s'është braktisje e Dialogut

Taksa 100% mbi produktet serbe s'është braktisje e Dialogut

07:36, 23/11/2018
A+ Aa A-

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për rritjen e taksës doganore 100 për qind për produktet e importuara nga Serbia, nuk nënkupton që Kosova do ta braktisë dialogun me këtë vend, thanë zyrtarët kosovarë.

Enver Hoxhaj, zëvendëskryeministër i Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë që Kosova i beson dialogut dhe i beson Bashkimit Evropian, por jo edhe me kushtin që Serbia të pretendojë që të ketë raporte normale me Kosovën vetëm kur bëhet fjalë që ta përdorë atë si koloni ekonomike.

“Nuk do të ketë asnjë ndikim të drejtpërdrejtë në dialog, ka të bëjë me një fushatë, të cilën Serbia po e bën në mënyrë agresive në raport me Kosovën, duke ushtruar agresion diplomatik. Ka të bëjë me një politikë armiqësore që Serbia po e ndjek në raport me shtetin e Kosovës, në Ballkan. Për këtë, ne duhet që sikurse në çdo vend të botës, të përdorim instrumente, masa ekonomike, me qëllim që ta mbrojmë sovranitetin tonë dhe të arrijmë efekte konkrete në politikën e jashtme”, thekson Hoxhaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco