Basha garanton banorët: E drejta juaj të mbroni shtëpitë me çdo mënyrë, ne në krahun tuaj

Basha garanton banorët: E drejta juaj të mbroni shtëpitë me çdo mënyrë, ne në krahun tuaj

22:41, 22/11/2018
A+ Aa A-

Kreu i PD-së Lulzim Basha, gjatë një ndërhyrje në emisionin “Të paekspozuarit”, garantoi banorët se opozita do të jetë në krahun e tyre dhe se ata janë në të drejtën e tyre, që me çdo rrugë e mënyrë të mbrojnë banesat e tyre,

Basha shigjetoi edhe Prokurorinë, e cila përballë një afere korruptive 40 milionë eurosh, nuk po reagon.

“Këtu nuk funksionojnë mekanizmat e shtetit ligjor. Prokuroria ka katër javë që ka në duar përgjimet për Vangjush Dakon dhe nuk po bën asgjë.

Banorët kanë të drejtë të mbrojnë banesat e tyre me çdo mjet e mënyrë, ne do të na kenë në krah, Nuk duhet të kemi vetëm ne aty, por të gjithë shqiptarët duhet ët jenë aty”, u shpreh Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco