Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Salianji, Ramës: Fundi i Gruevskit do të të duket lule

Salianji, Ramës: Fundi i Gruevskit do të të duket lule

22:31, 22/11/2018
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar mbrëmjen e sotme nga emisioni ‘360gradë’ se Edi Rama dhe qeveria e tij do të paguajnë për çdo padrejtësi që u kanë bërë shqiptarëve.

Sipas deputetit demokrat, fundi i Gruevskit do t’i duket lule Edi Ramës.

‘Qeveria ka 5 vite që është në pushtet. Nëse është përgjegjëse kjo qeveri është edhe për faktin që nuk ka hetuar njeri. Jua ka premtuar qytetarëve dhe ka mashtruar. Këtë paligjshmëri që bën Edi Rama dhe qeveria e tij do ta paguajnë një për një. Gruevksi do t’u duket lule! Nuk është çështje që PD flet me disa zëra. Qëndrimi i Partisë Demokratike është ky. Pjesa më e rëndësishme në këtë histori, si mundet që një qytetar që jeton prej 30 vitesh në një banesë ky shkon dhe i nxjerr në rrugë’, deklaroi Salianji.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco